19 prill 2009

Fletëza nga notesi i poetit të arratisur

Gëzim Ajgeraj

PËR VLERËSIMET DHE VLERËSUESIT

...Vlerësimet e përgjithshme, të cilës do natyre qofshin ato, janë gjithmonë të gabueshme, paushalle dhe të pa peshuara mirë. Një gjykim i përgjithshëm, tregon papjekurin i individit vlerësues. Apo thënë më qartë: gjithçka nuk mundë të futet së bashku me një thes. Gjykime të tilla, sidomos në letërsi dhe mbi të, sot rëndojnë shumë, dhe si të tilla nuk do ti qëndrojnë kohës. Sepse, të vlerësosh, të gjykosh, një letërsi si të përgjithshme, nëse është e mirë apo e dobët, është papjekuri dhe jo seriozitet i cili fillimisht degradon vetë vlerësuesin. Fatkeqësisht, kohët që po i jetojmë, kanë nxjerrë të tillë mendjelehtë mjaft.
..




PËR LIBRIN SI PORTË E HAPUR PËR BOTËN

Libri është porta ku hapen horizontet e jetës

Libri është udhëtimi i juaj nëpër botë, nga dhoma e leximit, përmes diellit

Ai që s`lexon mbytet verbërisë

Libri është çelësi i portës së dijes, në kalanë e Universumit

libri është ylli ndriçues i jetës që njeriu e bartë në xhep

Libri është dielli, në ftohtësin e shpirtit të ngrire

Libri është ushqim i trurit, çfarë është ushqimi për stomakun

Libri është lulja më e mirë e jetës, që ia falë bukurinë njeriut

Gjithçka më e bukur nga kjo botë fshihet në libra

Nëse tre ditë s`ke lexuar, shiko fjalët mos ti zënë myku

Nuk ka libër vlerë ose jo vlerë, ka të mirë dhe të keq

Edhe librat e këqinjë, e kanë anën e mirë

Librave fshihet shpirti i të kaluarës

Libri është më shumë se ar, që shkëlqen tek njeriu

Libri është një lis, ku rriten degët e dijes dhe shkëlqejnë fletëve të jetës

Në librat e mirë fshihen bukuritë e dritës së dijes

Çdo libër është gjuha e komunikimit mes autorit dhe lexuesit

Për lexuesin libri i mirë është kënaqësia më lehtësuese, për shkrimtarin puna më e mundimshme

Shkrimtari jeton mes dy botrave; në shpirtin e librit dhe atë realen

Nëse nuk ke imagjinatë djalli, nuk je i prirur të shkruash

Krijimtaria është pasqyra ku lexuesi e sheh personalitetin krijues

Inspirimi që vjen nga vetvetja, ka origjinalitetin e shpirtit të krijuesit, ndërsa ai nga jashtë ka ndikime

Krijimtaria është një udhëtim drejtë realitetit

libri më i mirë është si shkëlqimi i diellit në verë

libri është shoku që kurrë nuk të tradhton

Një shtëpi pa libra, është si një lum pa ujë

Në një dhomë ku s`ka libër, është njësoj si një pjatë pa ushqim

Më mirë i verbër se sa pa libër

Ai që nuk lexon, i verbër jetën e jeton

Ai që s`lexon, veten e verbon.



Për jetën dhe fatin

Jeto çaste të mira në jetë, që jeta të jetë e mirë

Arti i jetës fshihet në mirësin e përditshmërisë që ju e shihni

Bukuritë e jetës, valëzojnë si valëzat e ujit,

Duhet kërkuar gjatë, njeriun e jetës ta gjeni

Brenda vetë neve ndriçon ylli i fatit tonë

Jeta fillon në dhe, dhe atje përfundon

Fati fshihet pas kërkesës dhe dëshirës suaj

Natyra është pëlhura e bardhë i jetës me piktorin me të mirë nëpër çdo fletë gjethi

Në mozaikun e jetës fshihen fijet e fatit

Fatin duhet kërkuar brenda vetes

Jeta fshihet brenda një fare drithi, zhvillimit duhet ofruar kushtet

Fati është si një flutur, nëse ti e gjuan ajo largohet, nëse din ta ofrosh, ajo do të lëshohet mbi ty.

24 mars 2009

Poezi kushtuar poetit: Din Mehmeti

Gëzim Ajgeraj

http://gezimajgeraj.blog.com/
http://www.metaforapoetike.de.vu/


KLITHMA E LIRISË

(Poetit Din Mehmeti)

Një pishtar drite shkëlqen errësirës
E ndizet mes vargut me të bardhën fjalë
Shkrepëtimë në furtuna për kohë trimërie
Kalluar mes fjalëve për ditën e bardhë

Nën rekëtimë fjalësh në mes të furtunës
Dritë i jep mendimit forcë trimërisë
Tek pëlcasin vargjet m`i thirr guximit
Për ditën e bardhë brezave ardhmërisë

Me këngën e fjalës mbushullon në kulla
Gurë i bën vargjet në themel të lavdisë
Me thirrmën e vargut trimëron dhe burra
Në “Vargjeve të pëlcitura” i këndon lirisë

Mbi qiellin e vrarë flatron me guxim
Plumb e bënë shkronjat e fjalët jehonë
Sa herë vritet dielli e derdhim pikëllim
Këngë i bënë vargjet për emrin Kosovë

“Për ballin e blertë, për emrin e saj”
Klithmë e lirisë atje në Dukagjin
Mes netëve të errëta lëvron në fjalë
Thirrja për qëndresë jehon për kushtrim

1998, Zvicër


*Vargjet të pëlcitura; është një poemë e Din Mehmetit,
e cila u recitua shumë herë nëpër tubimet e shqiptarëve
nëpër Evropë, si thirrje dhe kushtrim për liri.
“Varg i poetit Din Mehmeti.
*Kjo poemë, për mua ka mbetur emblemë e kushtrimit për liri,
gjatë rinisë sime. E shkruar shumë herët dhe me përkushtim, e
ripërpunuar në vitin 2008. *Kjo poezi, është botuar në revistën
“Metafora” nr. 8, që e nxjerr autori i kësaj poezie në Zvicër,
më 2008 (me pak ndryshime të vogla). Poezi e nxjerrë nga
“Albumi i poetit të arratisur”. Zvicër 2009.

16 mars 2009

Poezi nga notesi i poetit mërgimtar

Gëzim Ajgeraj

http://gezimajgeraj.blog.com/

http://www.metaforapoetike.de.vu/

ETJA PIKON

E kam lënë diku një etje ku ditës mi frynë me mall
Një shpresë e mbushë pritje që ikjet i mbanë gjallë

Dhe një këngë për kthim ku jehona thyhet brigjeve
E kushtrimit të sajë burrat vdesin vigjeve

E n'ato kroje t'etshme ku gurët skuqin brigjet
Për ditën e bardhë trimëria në kullë digjet

Për tokë besë e fjalë para kohe vdiset
Gurët kthehen ne legjenda e kënga qiellit ngjitet

E n'ato kulla të lashta ku etje pret e gjallë
Dhe ia merr një kënge nën lisa plotë mall

Asaj kënge të vjetër plotë legjenda e lisa
Dhe ia merr këngës për trima e plisa

E n'ato kulla të lashta ku rrënja mbanë gjallë
Ku pritja varet frengjive e na pret plotë mall

2000, Zvicër

AI PLAK I URTË

Nëpër rrugicat e këtij qyteti
Takoj çdo dite të urtin plak
Herë i them unë mirëmëngjesi
Herë herë ndërroj dhe ndonjë fjalë

Është ritmi i ynë në përditshmëri
unë e blejë gazetën Ai bën sheti
çmallim dhe mallin e arratisë
Herë ndonjë kafe ulem e pimë

Tek binte shi në një mëngjes
Se pashë më plakun atë ditë vjeshte
S'kish kujë t`i thoja as mirëmëngjesi
Atë e gjeta në faqe gazete

Sa dhimbje ndjeva sa zbrastësi
U theva në shpirt me plotë trishtim
Ai kishte ikur në përjetësi
Mbeta i vetëm në këtë mërgim

Skam kujë t`i them as mirëmëngjesi
Më mungon plaku plotë urtësi
Shpirtit të tijë i pastë ndjesë
Digjem në dhimbje mungesës tij

Buchs, 2008, tetorë

UDHË MËRGIMTARËSH

Shpresës plotë mashtrim marrin arratinë
udhëve u raftë pika ato harrim-ndjellëse
ca plaçka me vete dhe mallin mbi shpine
dhe dhimbjen që therë mes zemre

Hapave të tyre prapa shkon harrimi
si qyqe në kullë mbyllet e kaluara
horizontit ikjeve hapëron mallkimi
malli përvëlon nisë digjet e shkuara

Prapa u shkon harrimi diell i përënduar
ikjeve e udhëve vie erë pendimi
horizontit largët yje të harruara
udhë mërgimtarësh udhëzënë mallkimi

Zvicër, 2008

MBASE DHE JU DO TË NA KUPTONI

Ju kur na thoni s'keni mall
Ju që s'keni derdhur asnjë pikë lot
Mos i provofshi këto udhë larg
Do të mallkoni për jetë e mot

Ju që lakmoni udhët tona
Për ju që udhët janë veç përrallë
Mos na qortoni kur ç`përmallona
Edhe kur malli na djeg mbi ballë

Mbase dhe ju do të na kuptoni
Kur derdhim lot e çmallim mall
me mallin tonë të paktën bashkohuni
Se udhët tona nuk janë përrallë

Zvicër, 2008

JU KENI TË DREJTË

Ju keni të drejtë të na quani udhëtarë
Paskemi ecur shumë globit anë e mbanë
Udhët qenkan thënë vetëm për shqiptarë
Ikjet edhe udhët zemrat na i ndanë

I shikojë kolonat dhe ofshamën derdhë
Vallë pse ky mallkim paska rënë mbi ne
Breza e brezni udhët i kanë mbledhë
Mallkojnë harrimet mbetën pa atdhe

Ah, ky fati ynë i djegur në mall
Trashëgim ndër breza farë për harrim
Ju keni të drejtë kur thoni udhëtar
Se këto mbathcat tona spo njohin kthim

Ju keni të drejtë kur na quani udhëtarë
Udhët s'njohin tjetër si udhëtar Shqiptarë

Zvicër 2008

ATDHEU NË VAZO

Alpeve i veshur plotë mallë
Vjen si një lule në vargë
Me aromë trëndafilash

Hynë ne vazon mbi tavolinë
Heu,
ç' mall më ndezë
Kjo lule
e ardhë
nga atdheu

2008

PARA NISJES

Para se të të marrin udhët
Ëndrrat zbresin nga kujtesa
Ikja ikë ikës
Loti bëhet shi
Digjet balli

Përpara përshëdetjes me miq
Përpara nisjes
udhët marrin udhë
çasteve të vetmis
Vetëm ti dhe ikja e jote
Digjen pritjes

2008

UDHË

Mik i dashur
Etjen ia shtrydhim mallit
E ia nxjerrim
Lotin udhëve
Me të i vadisim
Vijat e moteve
Po ku ta gjej
Një kënge
E ti gëzoi
Mbathcat e kthimeve
Unë pengëmall(rr)i

23 prill 2008, Zvicër

MES MALLIT

Përtej nesh larg ikën malli
Neve na braktisë mbetemi vetmuar
Larë pas shtatëdhjet e shtatë bjeshkëve rrëzë Sharri
Ndalet e pushon mes hijeve freskuar

Herë herë djeg e herë sjellë freskinë
E pa hetueshëm kthehet plot fllad
Na lenë te harruar bashkë me vetminë
Me vete, vetëm dëshirat na i bartë

Në këto ditë mes Alpeve i harruar
Çdo qastë e merr arratinë
Neve na len përvëluar
Rrëzë Sharri e gjen freskinë

Vëlla i dashur, sa shumë djegin motet
Kur cucërr mes mallit i vetmuar rri

24 prill 2008, Zvicër

POROSI PËR BREZAT PAS NJË RIKTHIMI

Ju lash nëpër djepa tek rriteshit ninullave
Kur këndonin nënat për ardhjet e bardha
Sotë ju çenki rritë e çenki bërë burra
Sot, kënga për ju më fton nëpër dasma

Ju urojë nga zemra lumturi e dritë
Trashëgimnis sujë tek rritni në djep
Amanet ndër breza atdheun e lirë
Ta ruajmë si sytë sa te ketë dritë jeta

Se sa e sa breza ranë para nesh
Në luftë për ketë ditë e për këtë liri
Ti nderojmë ata ti kujtojmë përhera
Si frymëzim ndër breza nëpër ardhmëri

Atdheut plotë shpresë për ju i këndova
Për dritën e bardhë që ne na mungoi
Dhe për brezin tuaj dritë përherë kërkova
Kosova e re me ju të gëzoi

Dhe mirë, erdh kjo ditë u pamë me liri
Ju ishit me fat ta gëzoni këtë ditë
Ah, ky brezi imë vuajti me robëri
Me bishën e shekullit e hoqi te zitë

Na rrahu burgosi thellë nëpër qeli
Na vrau na preu e na dogji kulla
Mirë që erdhi dita u ngritëm për liri
Mbushëlluan malet rreshtat plot me burra

E hodhëm përtej barbarin e zi
Andej nga veriu po nga kishte ardh
U desh të ia kthenim me gjuhën e tij
Ndryshe, s'kish Kosova këtë dite të bardhë

Pra, ju brezi i ri porositë kujtoni
Barbarit të veriut kurr mos i besoni
Në frengji e kulla përjetë vigjëloni
Satanën e veriut ne ballë ta shënjoni
Ndryshe lirinë tuaj nuk do të mundë ta mbroni.

Prizren, 2008

PIKON ETJA

Varur teposhtë strehët pikojnë stalaktiteve
Dimri loton me ngrohtësin e erës
Poshtë acari ngriitet stalagmiteve
Dimri nuk i dorzohet pranverës

Pika të tjera ikin përtej
Erës tej i tretë bora
Loti i dimrit fshihet nën dhe
Kur e shtrydh të mërdhin dora

Këtijë ekuinoksi po e kërkoj diellin
Ta ngrohe shpirtin e etjen plotë mall
Këtu larg në këto dite prilli
Pikojnë Alpet pranverës në Sharr

Zvicer, prill, 2008

MIGLIMA VARGJESH ME MALL

1.
Ç`trazim fjalësh
Kësaj nate vonë
Ndjenjë mëmëdheu

Milingona vargjesh
Më zgjojnë etjen

Ç`pikëllim mërgimi
Ra mbi letër

Digjet balli i vargut

2.
Në kopshtin e dhimbjeve
Çdo ditë bie shi
Me pika mëmëdheu

Janë lotët e mallit
Shkunden retë e udhëve
Mbi ylberet e largësive

Etja shuhet
Përmallimit

3.
Çdo ditë shaloj
Kuajt e mallit
E i përcjellë tek ti

Krelave të tyre
U lidh gërshetat e të falave

Mallëngjimin
E vesh si dhëndërr
Ylbereve të kthimeve

Sa larg më je ti

4.
Prapë po bie shi
Mbi lirikë

Nëpër mallin e vargut
Vërshojnë pikat e fjalëve
Tek struken strehës së përmallimit

Sa i pa fat o varg
Që u shkrove mallëngjimit

5.
Sonte ti përkëdhela muzgjet
Miglimave të errësirës
Mblodha kujtimet
E i përqafova me mall

Sa e zjarmishme erdhi mbrëmja
Në restorantin Helvetia

6.
Humbellave të udhëve
Aromë harrimi
Ç`largësi në mes

Vetëm ylberet e kujtimeve
Nisen plotë mall
Ëndrrave të sfilitura

Largësia frynë
Harrimit

7.
Nga vorbulla e ikjeve
Po derdhet kupa e mallit

Ylberet e ikjeve
Anojnë kthimeve
Shalojnë shpresat

Heu....
Udhës s`po i duket fundi.

Zvicër, 2008

GËZO

Gëzo plisëbardh sot për lirinë
për lirinë e pavarësinë

Gëzo Kosovë vendi imë
Që nga Vlora deri në Prishtinë

Ti këngëtarë atje në kor
Merr një këngë letë jehoi

merr një këngë për dëshmorë
edhe bjeshka të gjëmoi

Ti punëtorë në uzinë
Bëj një vepër për lirinë

Që të rroj nëpër shekuj
Si kujtim për pavarësinë

Ju mësues nëpër shkolla
Hapni librin e lirisë

Shpjego sot sa të zgjatë ora
Shpjego rrugën e pavarësisë

Ti poet e shkrimtarë
Thuaj vargut radhë e radhë

Këndoi bukur ditës së bardhë
Dritë për brezat që sot ka ardhë

Thua vargut për liri
Shpalos dëshirat si di ti

Dritë breznive në ardhmëri
Mbushëllo vargun me dashuri


Këtë frymë lirie bart ndër breza
Të gëzojnë sa të jetë jeta

17 shkurt 2008

TI QË ZEMRËS TIME MI JEPË
DRITË E JETË

Ti në zemren time e ke bërë një shtrat
Flen aty e dashur sa ëmbël sa qetë
Me ëdrrat e mia ti më ledhaton
Sa ma trazon etjen e mallit tim djeg

Të them pa ty jeta më nuk ka kuptim
S`është kompliment por një fjalë zemre
Do të dua per jetë deri në amshim
Ti je frymëzimi bashkë kemi një emër

Të të sjell në varg e të them të dua
Dhe kush mundë të thot sa i marrë që je
Pse jam i sinqertë në zemër të ruajë
Le të flasin smira ta ndalë fuqi ske

Ti je rreze dielli plotë shkëlqim e dritë
Të dua të dua po shkrihem për ty
Më ngrohë më jepë dritë nëpër jetën time
Dashuria e ime për ty ska kufi

Për dashurine tënde malli po më djegë
Për buzët e tua e atë bukuri
Unë larg në mërgim e ti largë Atje
Më përvëloi ky mall e kjo nostalgji

Ç`mu trazua malli e më përvëloi
Për dy sytë e tu e tënden ngrohtësi
Fjala djeg mes buzëve ndjenjat mi trazon
Ma mbushe dhe vargun plotë me nostalgji

Po të pres e dashur mos më le të vuajë
Këtu në vetmi ne këtë vendë te huaj
Nxito sa më parë ëndrrat ti bashkojmë
Pastaj le të vdesim një çastë le të rrojmë

Zvicër, 1997

ERDHI VJESHTA

Sa e ëmbël erdhi vjeshta
Plotë e rrush nëpër vreshta
Mbushëllojnë kodrat në Malësi
Vilet rrudhi në hardhi

Mbushëllojnë pemët mollë e dardhë
Në vërri vjeshta ka ardhë.

Malësi e Vërrinit, tetor 2008

05 mars 2009

DITAR NË VARGJE

Gëzim Ajgeraj

http://gezimajgeraj.blog.com/

http://www.metaforapoetike.de.vu/

Ç'TI BËJ KËSAJ KOHE MONOTONE

Në fluska bore e lagë e shtrydh në toptha
E nën këmbë të qullura trotuareve
Ç'ti bëjmë kohës unë dhe ky qytet Alpik

Vargjet mërdhijnë mes buzëve
Dhe rimat vërbohen kësaj zymtësie të mjegullt
Ku ta zë vargun nën fluskat e borës qe s'ndalet

Një kafe nën tavernën e kafenesë Edelveis*
Ngrohë çastet dhe avullon monotonin
Këtij përmallimi alpin

Mik i dashur, në Kosovë sot ngrohë dielli
Atje festohet njëvjetori i pavarësisë,
urime...

Zvicër, 17 shkurt 2009



KUJTIMET PËR VENDIN TIM

Përmbi kodrat tua i kam lënë kujtimet
Të mi ruani të blerta nëpër stinë e mote
Unë i mora udhët u lash përmallimet
S'ish dëshirë e imja ish fati i kësaj bote

I lash plotë shpresa e plotë dashuri
Tek rrita pranë jush e lisa te gjatë
Tani kam një mall më përvëlon në gji
Është malli për ju qe më ndjek nga pas

Të mi ruani të freskëta nëpër motet larg
Bukurive tua nëpër fusha e male
Çdo hap që e bëjë përherë ju kam pranë
Ju shtërngoj në gji e ju ngrohë plotë mall

2001, Zvicër

ENIGMË

Çdo ditë gjuaj me pupla
E pres gurë

Dashurin, do ta ruaj për vete
Kohës bizare s'do ti jepem

Shpesh e pyes veten;
Mos jam në kohë të gabuar
A shpirt i mashtruar

Bota rrokulliset
drejt të keqes

Zot, thuamë;
Cila është kjo kohe?

Të ndryshoj
S'e kam ndërmend

Zvicër, mars 2009

01 mars 2009

Rubaire politike...

Gëzim Ajgeraj

http://gezimajgeraj.blog.com/

http://www.metaforapoetike.de.vu/


OBORRTARJA DHELPËR

Oborrtare në një mbretëri
E kishin vënë një dhelpër plakë
S'kish më të urtë kjo dinasti
Bënin be qytet e fshatë
E i dhanë post në kryesi
Dhe udhëheqje i besuan
Post të lartë n'hierarki
Dhe pallatin ia dhuruan

Dhelpra veten kur e pa
Në kolltuqe e pallate
s'ecte këmbë dhelpra bishtëkuqe
Me makinë e roje pas
E atje në mes pallati
Në mes puplash hingëllinte
Me bekimin dhe të mbretit
Ethet pulave ua shtinte

Por një ditë nisi belaja
Kur vdiq mbreti në pallat
Dhelpra plakë kjo zonjëmadhja
Hante zogjtë e mbretit plak
Vaj medet për politiken
Në dinasti u bë hataja
Ku hynë dhelpra, more mik
Bjen mbretëria nga e para

pranverë, 2007, Prizren


MINISTRI HUTË

Për ministër në pallat
E kishin vënë një hutin
Ish i urtë ky i ngratë
Për financë e llogarinë

Në tendere ra hataja
Tek ministri plotë projekte
Nëpër financa ra murtaja
Arka e shtetit hyri në xhepe

Korrupsion se jo mahi
Shushullinte tan mileti
Tha ministri nuk e di
Si kam pa, a jeni n'veti

Nuk dha kush as llogari
As ministri tek pushteti
Mbet mileti plotë habi
Arka e zbrazët kur i mbeti
Dhe ministri e ndrroi mandatin
Për bugjetin kush s'e veti

Vjeshtë, 2007, Kosove



FENOMENE LETRARE

E lavdëruan një poet
I dhanë lavde për poezi
Kush vlerësoi vai medet
S'kish asgjë rreshtave tij
Pioner në poezi
Pa shaka e mahi...

2009, Zvicër

26 shkurt 2009

RECENSIONE

RECENSION

http://gezimajgeraj.blog.com/
http://www.metaforapoetike.de.vu/


VËRTETËSIA ARTISTIKE E NJË SHPIRTI POETIK

(Mardena KELMENDI: " Çasti im shekullor", Poezi, Botim i autores, Tiranë, 2004)

Gëzim AJGERAJ

Buzëqeshja e fëmijës, drejtë nënës është robëri e përjetshme për të. Aty lidhen shpresat, ëndrrat, dashuritë prej nga nisë e merrë vrullë jeta. Ajo hynë në shpirtin poetik, merrë frymë, gjallëri, merr shpirtë nga shpirti i poeteshës dhe hapronë hapsirave të bardha si mision i një vërtetësie artistike të një shpirti poetik. është shpresa e jetës, rrezja e parë, Alesio i cili hynë në prologun e librit dhe bëhet vargë;

(Je ti lumturia, je ti muze e frymëzimit tim
je ti poezia, Alesjo biri im!)

bashkëudhëtare i shpresave dhe jetës së Mardena Kelmendit.

UDHËTIM

Vetë jeta, egzistenca e jonë është një udhëtim. Udhëtimi poetik, është udhëtim me veten. brenda të cilit fiksohen qastet e egzistencës tonë, qofshin ato qaste shekullore apo edhe të përsëritshme. Pra, sikur vjen një castë të zgjonë, është ajo ndjenja e dhuntisë së brendshe që e kërkonë atë castë për të nisur në udhëtimin e pa fundë me veten, është ky '' Çasti Shekullor,,. Dhe udhëtimi nisë bashkë me vargun për t'i falur jetë atijë casti , dashuri! Për të dëshmuar qenësin dhe egzistencën tonë brenda të cilës përpëlitemi. Brenda kësajë egzistence ka jetë, trazime e shqetësime, ka shpresë, është vetë vargu, fryma e shpirtit të poeteshës, e cila gjëllon këtij udhëtimi. Dhe i gjithë ky mister i këtije udhëtimi, ka vargun si dëshmi, brenda të cilit ka dhimbjet e pasionet, vajtimet e gëzimet, ditët e zymta e me diell, stuhitë, qarjet e reve, vranësirat e, e sigurisht, shiun gri që bie pa pushim... (siq thuhet edhe në parathënje). Për deri sa në librin e parë gjenë më tepër gjurmë nga e kaluara, pjesërishtë edhe e hidhur, kur dihet se fati i poeteshës, familjes, rrethit të sajë, i takoin familjeve të persekutuara nga sistemi, në këtë bashkëudhëtim me vargun sikur gjejë një çlirim të plotë nga kohët e hidhura. Ky çlirim nga ajo kohë sikur vie si një dritë e re në vizion që edhe vargu ta gëzoi lirinë e këtijë udhëtimi. Ai tani gërshetohet bashkë ndjenjat e këtijë udhëtimi herë herë edhe të përmallshëm e me shi, siq janë lotët e mërgimtarit për mallin e lënë diku në atdhe, fat i cili po e përcjelle edhe poeteshën. Dhe këto rrugë kërkojnë mbijetesë, e cila rrënjët i ka gjithmonë në shpresën, dashurinë se e nesërmja do të jetë më e bukur. E gjithë kjo ndërtohet brenda shpresës, të cilës poetesha i lutet me lutjet e një fëmije, për një botë të mbarë, kur dihet se në cilen kohe të trazuar meditojmë sot.

KUJTIME TË TRAZUARA

Të kaluarën e përcjellë gjithmonë dhe një nostalgji e cila herë pas here zgjohet si një kujtim, si ëndërr e bukur, si dhëmbje e trazuar që mungonë, në veçanti kur ajo shoqërohet me kujtime të bukura jetësore. është dashuria, ëndërr e pa harruar e cila si ëndërr e shkuar por edhe jo e harruar, tundet kujtimeve me dhembje që gjithmonë njeriun e bënë të vuajë. Dhe të gjitha ato ëndrra vijnë si një lutje, si dashuri e pa jetuar, por që jeton thellë në ëndrrat e trazuara, në zemrën e bërë gur sic thuhet në urti, për tu derdhur në vargë si një pikëllim i asajë që mungon. Janë ëndrrat ato që s`të lenë të qetë duke të përplasur gjithandej, duke kërkuar shtigje më perfide për mos dështimin e një kohe. Pse nuk veprova kështu, pse ashtu? e sa e sa ''Pse?,, . Por shpirti poetik din të flas me gjuhën e sinqertë, pa dinakëri, trimëri e oratori. Aty shkrihet sinqeriteti dhe nganjëherë ky sinqeritet e pesonë. Dikur mbeten veq kujtimet si ëndrra të trazuara që tunden vazhdimishtë në kujtesën e njeriut dhe mbeten si kujtime të pa harruara që pikojnë gjithmonë.

RITI I RIKTHIMIT


Riti i rikthimit nga pika ku jemi nisur, sikur është synim i pa shmangshëm i njeritut i cili sikur gjate gjithë kohës rrotullohet rreth këtijë qëllimi. Ky rit, është edhe vetë kërkesa e poeteshës, të cilën fati e ka hudhë përtej tokës që pretë. Ky rit, sikur pret që me vrapin e kalit të bardhë ta sjellë shpirtin andej nga rrjedhë dashuria. I gjithë ky udhëtim, ka ëndrra, dëshira, tinguj, deri sa shpresa bredhë mallit plotë nostalgji. E gjithë egzistenca njerzore, sikur lidhet brenda një kërkese që shpeshë mbyllet ëndrrave. Gjithçka mbetet largë dhe ndizet në mallë, sic ndizet shpirti i poeteshës së mërguar. Prapë heshtja, kujtimet që i sjellin kaq pranë rikthimin e dëshirave atje ku kanë nisur. Prapë vetmi, trishtim, kërkesë e shpresë për rikthim. Ndezja e dëshirave për ri'takim, mbetet e pa shuar si rrezja e diellit kur agonë mëngjeseve, e mbyten ëndrrat e trazuara. E harruar mallit, kërkesa për mos-harrim kumbonë fuqishëm, pritjes për tu rikthyer atje nga jemi nisur, duke i grisur netët e vetmisë si dhembje të largësive që na dogjën.

MOTE TË PËRDALA

Pas gjithë atij clirimi nga kohët e përdala që e përcollën njeriun tonë, e që herë herë e bënë dhe të vuaj ai, sikur herë herë na shoqërojnë plagët e asajë kohe. Vetë poetesha, familja e sajë, rrethi, i takojnë familjeve të përsekutuara nga ish sistemet, që deomos kanë lënë dhe gjumrë të pa shlyeshme në kujtesën e sajë. Këto dhembje janë bashkëudhëtare të sajë, pa ndashëm dhe të vargut. Me gjithatë, Ajo tani sikur është çliruar nga ato dhembje dhe me forcën e shpirtit, di të falë. Nga një herë kjo kohë, kur shikohet nga largë na vie si kohë e dështuar, sepse vetë koha që jetuam ishte kohë e mohimit. Për të shpëtuar nga kthetrat e kësaj kohe të ligë, vie ikja, për ta lënë atdheun si një lule të shkretë, pa gjethe e rrënjë, duke marrë me vete një copë malli, nëpër ikjen e pa fund. E gjithë kjo ikje sikur përcillet me stuhi që djeg cdo deshirë! Edhe pse në përballje me shumë stuhi, prapë mbijetesa. Ajo vie faqebardhë për ti dëshmuar kohës, për kohën e përdalë.

KLITHMA E DËSHIRËS PËR KTHIM

Kërkesa për clodhje, vie pas gjithë atijë udhëtimi të lodhshëm për tu kthyer atje ku prehen dëshirat, dashuritë, ëndrrat, kujtimet, malli, përse ky të mos jetë dhe një '' Çastë shekullor. Sepse është vetë malli, për njerzit, të afërmit atdheun. Ç'ti sjellë ''Atijë, kur ende digjet balli e malli hapëronë largësive. Gjithcka mungonë, kur mungonë atdheu. Malli shkonë e vjen si forcë për kërkuar e gjetur rrugën e kthimit, prej nga jemi nisur. Sepse janë njerzit, të afërmit atdheu, që hapëronë mallit dhe na nxjerrin nga harrimi. Është vargu, miku më besnik i cili për qdo qastë me erë magjike hapëron dritares shpirtërore dhe merrë udhë me gjuhën qiellore (Poezi... fq. 184), siq thotë poetesha, dhe si flutur paqe të sjellë në zemrat e njerzisë. Ai mallë bëhet këngë, hynë nëpër notat e kitarës, duke sjellë kujtime të pa harruara nga; Kohët e bukura të asajë rinie (Kitara e lirië..., fq 185). Atdheu është pjesë e pa ndashme e kësaj kënge, Kosova Kreshnike-dheu i të parëve të poeteshës. Është shpirti poetik, ai i cili derdhë plotë dashuri, për ta bartur atë të lirë përmes vargut. Dhe vargu i mbeti besnikja e paharruar, edhe përkundër ndrydhjes së fjalës nga kohë e përdalë. Prapë thirrje pë lirinë e poetit. Ajo vjen si klithmë e trazimeve të përgjithshme që po ndodhin rreth nesh, njekohesishtë klithma e poeteshës është thirrja nga shpirti poetik që shpërndanë paqe dhe dashuri për të tjerët. Ndërsa vargu është c'lodhja e shpirtit poetik, i cili sikur e pret me pa durim një castë, për ta vënë kurorën e yjeve kthimin në atdhe.

Zvicër, 10.12.2004


GËZIM AJGERAJ

GUR GUR BAHOT MUR

Nexhat B. Ajdini, “Gur gur bahot mur” (Fjalë të urta opojane 2), botoi K.L.”Luigj Gurakuqi”, SHARR (ish Dragash), 1997


Urtia popullore e trevës së Opojës, është mjaftë e begatë me krijimtari popullore shqiptare. Ajo edhe sot e kësaj dite kultivohet e ruhet në këto anë, një dëshmi që tregon kujdesin e popullatës se kësaj ane, në ruajtjen e vlerave të trashëgimnis kulturore të popullit tonë. Kjo urti, ka një origjinalitet të ruajtur me fanatizëm nëpër shekuj dhe po me atë origjinalitet, interpretohet në vazhdimësi, këtë më së miri e shohim në libri; ”Gur mbi gur, bahot mur", e ruajtur si një suvenir kulture nga lashësia e jonë. Për nga pikpamja fonetike dhe dialektore, me disa ndryshime të vogla në iterpretim, i gjen edhe në trevat tjera të Kosovës, por e veqanta e kësaj është e folmja karakteristike Opojane, si një e folme e veçant e ruajtur dhe e kultivuar ndër breza. Këto fjalë të urta, në mënyrë të veçantë, shprehin edhe fuqinë shprehëse metaforike, të të folmes së kësaj ane. Mbi të gjitha, sa do që kanë ndryshur e ecur kohët, origjinaliteti i gjuhës është ruajtur me shumë besnikëri. Kjo urti që na vjen në këtë libër, e bartur përmes gojës së popullit dhe e ruajtur ndër shekuj, është fryma e traditës, kulturës, dokeve e zakoneve të popullit tonë, që edhe përmes urtisë shprehen vlerat e lashtësisë dhe kulturës së tij. Është mençuria urtisë, e cila shpeshherë i ka dhënë përgjigjie fjalëve që sot është vështirë tu jepet edhe me ndonjë shprehje filozofike. Pra është fjala filozofike e popullit, ajo e cila e bartë me vete edhe fuqinë e mendimit më të përsosur, siç mundë të quhet "gjuha filozofik i popullit". Dhe si e tillë, ajo është një pasuri shumë e vlefshme me vlera shumë dimensionale dhe shumë të çmueshme. E që mundë të konstatojmë se pak popuj në botë, e kanë një pasuri të këtillë. Dhe mendojë se për nga urtia, ne shqiptarët e prijmë të gjitha kulturave. Do të japim disa fjalë nga libër, për ta ilustruar fuqinë që e ka kjo urti, duke e pasur parasyshë në shumë situata të përdorimit të sajë; "Aron pa garth e shkelin kret", "Dilli i akshamit s'tëe nxenë", "Ftyra s'lahot me pare", "Gojë amol e zemër zi", "Mos u ban horë me bajrak n'dorë", "N'krah t'fortit fiton i ligi", "Punë ma shumë e fjalë ma pak", "Xhi keshish veshish", etj.
Pra brenda fuqis së sajë, dhe situatave ku përdoret ajo, mbërthehet ana metaforike e mendimit dhe shprehjes filozofike të populli. Këto fjalë përdoren në shumë situata dhe janë një definim i mirë dhe i shkurtë i shumë fjalëve që mundë të thuhen për një qështje të caktuar.
Megjithatë, duhet ta themi edhe faktin se si në librin e parë edhe këtë të dytin, nuk janë përmbledhur të gjitha fjalët e të folmes së kësaj ane, duke e njohur nga afër trevën, konstatojmë se ka edhe shum punë deri në mbledhjen e plotë të urtisë Opojare. Libri; "Gur mbi gur, bahot mur", është vetëm një kapitull i të folmes së kësaj treve. Megjithatë, deri këtu ku është arritur, është bërë një punë shkëlqyeshme nga mbledhësi i kësaj urtie Nexhat Ajdini dhe të jep të kuptosh se ai, një punë të tillë do ta vazhdoi edhe në të ardhëmen.
Për fund, mendojmë se ky libër, është një pasuri e vlefshme për fushën albanologjike dhe dokument që e pasuron shkencën shqipe në fushën e dialektologjisë dhe folkloristikës.

Nëntor, 1999. Prizren



Gëzim Ajgeraj

(Pas një leximi të librit: “Atentat brenda germës L”, Muharrem Blakaj)

NJË DOSJE NËN DIOPTRIN E PROZËS

Muharrem Blakaj “Atentat brenda germës L” , botoi SHKSH “Mëmëdheu”, Zvicër, 2007, shtyp: ADEA, Prishtinë

Duke lexuar romanet e shkrimtarit Muharrem Blakaj: “Misioni sekret”, “Thesaret e humbura” dhe së fundi “ Atentat brenda germës L”, hasim në ndjenjën e fuqishme dhe përkushtimin për ta paraqitur fatin dramatik të shqiptarit që kaloi nëpër dekadat e fundit të shekullit që e lamë pas.
Nga romani në roman, Ai po dëshmonë gjithnjë e më tepër mjeshtri e profesionalizëm në trajtimin dhe zbërthimin e ngjarjeve, që për kah aspekti psiko-filozofik herë herë janë edhe komplekse. Duket se Autori ka një përvojë shum të pasur me një stil të veçantë të të shkruarit, ai ia ka dalë me sukses të krijojë stilin e tijë i cili në të lexuar është tërheqës. Stil, i cili për mua është shumë tërheq duke pasur parasysh njohurit e krijuara, në veçanti atë të romanit, mundë të konstatojmë se vlerat e stilit dhe ngjarjet e trajtuara në këto romane, e në veçanti në këtë të fundit, kapërcejnë ato nacionale. Pra, dua të shtoj se ky libër edhe po të përkthehej edhe në gjuhë tjera, mendoj se sukseset do ti vinin pas. Ka shumë arsye për këtë konstatim: trajtimi i ngjarjeve në roman, gjuha e pasur leksikografike, ngjarjet e trajtuara në roman dhe paraqitja e tyre me një gjuhë të kulturuar letrare dhe shum arsye tjera, e bëjnë këtë roman dhe shkrimtarin Blakaj, një mjeshtër me një kulturë të veçantë të prezantimit në letërsi. Madhështia qëndron në faktin se ngjarjet e trajtuara edhe pse për kah natyre janë të çështjeve nacionale, në libër ato kalojnë në univesializëm. Pra, pikërisht këtu qëndronë edhe pika kulminante e mjeshtërisë së shkrimtarit Blakaj.

Nën performancën e artit letrarë

Një temë shumë kompleke, e formësuar dhe kapur nga një tjetër dimension, është filozofia e romanit “Atentat brenda germës L” të shkrimtarit Blakaj. Përveq temës shumë interesane qe mbërthen në vete ky roman, ai kapë bërthamen komplekse të prpaskenës së një atentati me të gjitha pregaditjet dhe zhvillimet deri në ekzekutimin e tijë. Gjithë kjo ngjarje e trajtuar në këte roman, është një pasqyrë e gjithë atyre prapaskenave që sigurimi serbë bashkë me kolaboratorët e tijë, i përpiloi, i pregaditi dhe i egzekutoi ato, në janar të vitit 1982 në Gjermani. Për ne është i njohur rënja e tre militantëve të lëvizjes sonë kombëtare, dhe dihet botërishtë se i vrau UDBA serbe. Por si u pregadit, si rrodhi dhe si ndodhi kjo në prapaskenë, ështe një ngjarje në vete. Pikërishtë kësaj pasqyre te ngjarjes, i përafrohet ngarja e trajtuar në roman, e cila na krijon një pasqyrë origjinale të këtyre zhvillimeve. E gjithe kjo, vjen falë mjeshtrisë krijuese të autorit, i cili me pjekuri të lartë, arrin të performoj me shumë origjinalitet zhvillimet në prapaskenën e këtije atentati.
Ky fakt e bën shum të rendësishëm librin dhe së dyti, jemi mësuar shpeshherë që ngjarjt nëpër libra ti prekim nga faqja më e përafert e ngjarjeve apo nga këndi më i ynë. Ndërsa këtu, autori falë imagjinatës na krijonë një optikë ku lexuesi ka qfarë të shpalosë.

Koha e ngjarjes dhe libri

Jan dy dekada e gjysmë nga koha e atentatit mbi tre martirët e kombit tonë dhe librit. Megjithatë edhe pse ajo paraqitet nga ana e atentatorëve (personazhe në roman), ngjarja është rujtur e freskët edhe në formën e trajtuar. Tani më shumqka dihet nga ajo kohë dhe duke e leuxar librin edhe pse nga një kënd tjetër, ai të kthen ne origjinaliteti ngjarjeve. Ketu mundë të themi se autori konsultuar materiale të ndryshme duke i shfrytëzuar ato në pasurimin njohurive rreth ngjarjeve. Pra ai në një formë qëndron afër ngjrjeve, falë edhe imagjinatës fantastike në trajtimin e një zhanri të tillë të të shkruarit. Dhe falë kësaj mjeshtrie imagjinative, ai na krijon një verzion imagjinativ të kapshëm dhe të akceptueshëm përballë ngjarjes në realitet. Dhe e gjithë dëshmi e paraqitur në roman, kuptohet në formën letrare, na bënë të kuptojmë se autori për objekt mbështetje ka dëshmi, arkiva dhe konsultime të gjëra me njerëzit e përafërt të tre dëshmorëve. Kjo për sa i përket pjsys përfundimtare të epilogut. Ndërsa për sa i perket dosjeve dhe bartësve t¨sajë, krijojmë përshtypjen se autori e vën në lëvizje imagjinatën e krijuarit, duke u mbështetur edhe në përvojën, kur dihet se edhe vetë autori ka vuajur burgje nga UDB-a serbe cila i vrau edhe të vëllanë në vitin 1986. Pra e gjith kjo përvojë bartet nëper kohë dhe so në këtë libër vie e kompletuar në mjeshtrin e artit letrrë.

Personazhet e romanit

Ata janë emrat e dosjes e cila në vete kapërthen Atentatin e UDB-ës serbe kundër tre udhëheqësve të lëvisjes tonë kombëtare; Jsufit, Bardhit e Kadriut. Emrat e vartësve të dosjes jepen të koduar, duke e ditur se ato gjithmonë kan për synim konspiracionin. Është fjala për grupin e personazheve te para. Ndërsa për sa i përket martirëve (citat i yni), edhe ata nuk jepen me emra, por me shifra të koduara. (Kur jemi këtu, japim edhe një plotësim). Autori duke i venë në plan tre personazhet e pikës së dosjes, përjashton pretedimet e përhapura më vonë, për kokat e katërta, të pesta e keshtu me radhë. Edhe një plotësim; kjo nuk do të thotë se UDB-a serbe i kurseu shqiptarët rreth kësaj treshe, përkundrazi, siq e dimë, ajo po të kishte mundësi, s'do të linte shqiptarë mbi dhe. Po kthehemi tek ngjarja. në planin e dytë jan personazhet që e ndihmonin zbatimin e planit apo edhe ata të rastit që shpeshë ndodhen përballë gjeneralit, Piratit, Studentit etj. E njejta situatë paraqitet edhe për rreth (tre martirëve-plotësim i ni), kur herë herë gjenden personazhe që nuk i takojnë planit të dosjes. Dhe duke i vënë në ballë këto personauhe të dy anëve të kundërta, autori arrinë të trajtojë ngjarje të cilat për ka natyra dominante në roman, paraqet të gjitha synimet dhe planet e UDB-ës serbe, në përndjekjen, burgosjen, vrasjen dhe shfarosjen e shqiptarëve. Dhe Atentati kundër tre udheheqëve të lëvizjes kombëtare është dëshmia më origjinale e kësaj. Ngjarja përmbyllet me epilogun brenda të cilit dali personazhe të reja, të cilët e përfundojnë atë, pasi që atentatorët (nje pjes e tyre tani më ishin larguar nga ngjarja për tu pozicionuar në pika tjera). Është pra një formë shum interesante e përfundimit të romanit, që për aspektin letrarë është formë e kapshme. Ngjarja përfundon aty ku edhe përfundon misioni i gjithe planit sekret, të UDB-ës serbe, kundër tre martirëve të kombit shqiptarë.

Tema e romanit

Burimi i ngjarjes siq dihet merret nga realiteti. E gjithë ajo ndertohet në baza të reales se qfarë ka ndodhur me tre udhëheqësit e lëvizjes sonë kombëtare. Edhe pse në roman nuk flasin ata, por për ta fletë pala e kundërt e cila e dominon temën e romanit. Pra, mbi këta tre udheheqës të lëvizjes kombëtare shqiptare, u krye atentat dhe kjo dihet nga kush. Por ne duam të ndalemi tek tema. Për mua, skema Aristoteliane jo gjithmonë drejtë mundë ti qendrojë kohes; kur thot; historia tregon atë që ka ndodhur, ndërsa letersia atë që do të ndodhë. Sotë romni hartohet në stile dhe forma te ndryshme. Pa u zgjatur shumë, romani Atentat brenda germës L, edhe pse per nga tematika, i takon një ngjarje historike, mënyra e trajtuar, gjuha dhe prizmi nga i cili është kapur tema, ka bazën e paster letrare. Në roman, nuk ka pretendime, nuk ka personazhe që dëshirojnë ti imponohn kohës dhe brezave. Ajo, është një e vertetë e ndodhur, e cila edhe pse nga një këndë tjetër i shikuar dhe i shkruar, per kulturën dhe letrat tona ka rëndësi të dyfishtë. Duke e shikuar temen e trajtuar, në pikpamje të pasterta letrare, romani Atntat brenda germës L, lirishtë munde të përkthehet dhe gjuhe të huaja, sepse po të shikohet një sy i huaj, është shum i kapshëm dhe interesant. Pra, duke mos u zgjatur shumë, por duke u kthër tek fillimi, autori ia del të realizoj aspektin psikofilozofik në roman. Sepse ai me ketë roman arrin që edhe lexuesin e huaj, ta bindë për të bëmat e liga të UDB-ës serbe kundër shqiptareve (shikuar gjithmonë nga kendi letrare). Kjo për fatin, se vet atentati kunder tre udhëheqësve të lëvizjes sonë kombëtare, ishte krim. dhe ky mision psikologjik, tek lexuesi është arritur. Po ashtu edhe filozofia e ndërtuar në roman sikur e ka një mision te tillë. Ndërsa duke u kthyer sërish tek tema, sikur vetë ngjarja e ndodhur ia jep edhe titullin e romanit.

Grabs, 17. 1.2008



Gëzim AJGERAJ

REVISTA: "TROJET TONA", Nju Jork – AMERIKË

Revistë politike, kulturore dhe artistike në gjuhën shqipe, "TROJET TONA", botohet qdo dy muaj në Nju Jork-Amerikë, (Nr. 22, korrik-gusht 2000).

Revista "Trojet tona", tani më ka hyre në vitin e pestë të botimit dhe në dorë e kemi numrin 22 të sajë. Ajo del në njërën nga qendrat më të mëdha, ku gjenden shqiptaret e mërguar në Nju Jork, ndërsa një pjesë e këtij numri ështe e shtypur edhe në Prishtinë. Botues dhe kryeredaktorë i sajë është Tomë Paloka, ndërsa në këshillin redaktues janë: Dr. Kajmak Deda, Dr. Perikli Sheti, Dr. Muharrem Carrabregu, Prof. Akil Koci, Dr. Shyqri Galica dhe Iljaz Prokshi. Si periodik i për dymuajshëm, në 64 faqet e revistës trajtohen tema shumë interesante, të cilat ja shtojnë vlerën e revistës. Fillimishtë ne këtë numër, e kemi editorialin, rreth një realiteti të ri në Kosovën e pas luftës, për tu kthër pastaj tek lufta dhe luftëtarët e atdheut, të cilët u kthyen edhe nga përtej Atlantikut, për ta çliruar Kosovën. Është një intervistë me luftëtarin; Anton Nikollaj, i cili u kthye nga Detroiti i Miqigenit, për të u rreshtuar në rreshtat e UÇK-së. Rreth figurës së Faik Konicës, shkruanë Dr. Shyqri Galica, studijues i jetës dhe veprës se kësaj shembëlltyr të spikatur të lëvizjes kombëtare. Shaban Demiraj, shkruan rreth emërtimit të shqiptarëve ndër shekuj, ndërsa poezia: Pa ty, e Ismail Kadaresë, na sjellë mes vargjeve poetike. Një intervistë me luftëtarin tani dëshmorin; Fehmi Lladrovci, na e sjellë Reshat Sahitaj. Filmi, kultura, rezantimet e portreteve të njerzëve të kulturës, është pjesa e cila i shoqëron faqet e revistës. Mbi të bukurën dhe të madhërishmen ne poezinë e Naim Frashërit, shkruan Mustafa Ferizi. Rreth principatës së Mirditës, flete Tomë Mrijaj. Pra, kryesisht faqet nga kultura dhe historia e popullit tonë, janë temat që trajtohen në brendinë e faqeve të revistës. Fati i krijuesit shqiptarë, shpeshher kanë qenë rrugët e mërgimit, te cilat më së miri i trajton Iljaz Prokshi, në eseun; Malli i poetit. Është një temë brenda të cilës autori, i bënë një vështrim fatit të poetit te mërguar dhe rrugëve të artit (është fjala për autorin tuaj Gëzim Ajgeraj). Një portret për poetin e ndjerë Ymer Elshani dhe një cikël me poezi, janë rekuiemi për poetin martirë. Kosovë Rexhë Bala, Latif Berisha vijnë m nga një biografi të shkurtë dhe nga një poezi, ndërsa Rifat Kukaj, me tregimin: Pula në gurë. Psikologu H. G. Watson, fletë për sekretet e suksesit. Në fund, piktori Veli Gërvalla na vie mes faqeve të revistës me dy punime në pikturë dhe një portret nga një ekspozitë në galerinë "Koha" në Prishtinë. Portreti mbi Nju Jorkun, i mbyllë faqet e larmishme të temave të kësaj reviste. Në koloritin e kopertinës së revistës, është pamja e kullave binjake (të vjetrave), të Nju Jorkut, dhe në dy skajet e sajë, portreti i Nënë Terezës dhe i Gjergj Kastriot Skëderbeut. Në pjesën e pasme, dy bukuroshet shqiptare me flamuj kuq e zi në duar, tek marshojnë pranë helikopterëve të KFOR-it.
Edhe për ketë revistë, mundë të thuhen fjalë të mira, sepse ato janë vazhdimësi e kultivimit të traditës, kulturës, hostorisë tonë kombëtare, pamvarësisht se ato dritën e editimit e gjejnë nëpër shtete të huaja. Ato janë dhe mbeten urat lidhëse të mërgatës me atdheun dhe anasjelltas.

Prizren, shtator 2000.

Gëzim AJGERAJ

PIKOI MOLLA GJAK

Lirikë me motive arvanitase "PIKOI MOLLA GJAK", poezi, botoi MKRSÇJR Departamenti i Çështjeve Jorezidente, biblioteka poezi, Prishtinë 2004, faqe 120. ISBN 9951-8584-1-4

Është libri me lirika që kryesishtë kane motive arvanitase, i cili nën përzgjedhjen e poetit Adem Gashi, sikur nxjerr nga kujtesa e librave të shumicës nga poeteve nektarin e një "Molle që pikoi gjak". " U vara nëpër kangjelat e De Radës, u përbirova nëpër "mollën që pikoi gjak" të Beqir Musliut, pushova nën hijen e Lisit të Dodonës, të lisjetës së etnisë dhe sosa në një yrt hyjnor të toposeve arvanitase", thotë përzgjedhësi i këtyre vargjeve në parathënjen e librit, që e titullonë "Gjëlla në Vrashkë", fq. 5-7.
"Dritaret fletëmbyllur", është cikli i parë, brenda të cilit hapen vargjet e poetit Jeronim De Rada (1814 - 1903), Pashko Vasa (1825 - 1892), Naim Frashërit (1846 - 1900), Preng Doqi (1846 - 1917), Ndre Mjeda (1866 - 1937) dhe Asdreni (1872 - 1947).
Në ciklin e dytë; "Lisi i Dodonës", vjen vargu i Martin Camajt (1925 - 1993), Fatos Arapi (1929)Pano Taqi (1929), Dritero Agolli (1931), Din Mehmeti (1932), Jakup Ceraja (1934 - 2001), Bilall Xhaferri (1935 - 1986), Fahredin gunga (1936 - 1997), Ismail Kadare (1936), Azem Shkreli (1938 - 1997), dhe Rrahman Dedaj (1939).
Cikli i tretë; "Kështjellë e detit të vetmisë", mbledhë vargjet këtyre poetëve: Adem Istrefi (1942), Ali Podrimja (1942), Musa Ramadani (1944), Xhevahir Spahiu (1945), Beqir Musliu (1945 - 1997), Avni Dehari (1947), Bardhyl Londo (1948), Kadrush Radogoshi (1948), Moikom Zeqo (1949), Iljaz Prokshi (1949), Flora Brovina (1949), Sabri Hamiti (1950), Visar Zhiti (1952), Miradije Ramiqi (1953), Mustafë Xhemaili (1954), Shaip Beqiri (1954), Milazim Krasniqi (1955), Ibrahim Berisha (1955), Sali Bashota (1959), Ragip Sylaj (1959), Basri Çapriqi (1960), Bajram Mjeku (1964), Gëzim Ajgeraj (1967), dhe Mrikë Krasniqi (1977).
Pa hyrë në botën e vargjeve, ne vetëm e bëmë një prezantim të krijuesve të cilët janë përfshirë brenda librit, Sërish do të kthehemi tek parathënja e librit, përkatësisht tek fjala e poetit Adem Gashi i cili shkruan: ”Përzgjedhjen e bëra ngutshëm, sipas kërkesës së botuesit, sa do që kjo nuk mundë të jetë alibi për mangësit e mia. Nuk pretendoj ta quaj antologji, nuk pretendoj ta quaj shterruar këtë materie. Ç'është e vërteta, kjo është aventura ime e leximit dhe, jo për modesti, por qëllimshëm, nuk futa vargje të mijat me këtë motiv sepse tek të tjerët e gjeta më mbushëllueshëm lament e testament të shpirtit arvanit".
Prandajë edhe ne, nuk e bëmë ndonjë zbërthim të asaj që "lëngonë" brenda kësaj molle, "Le ta shijojmë të gjithë ngapak këtë mollë që pikoi gjak. Ju siguroi se nuk është mollë e ndaluar",(citat i zgjedhësit dhe redaktorit të librit, fq. 7).

*Ky prezantim i përmbajtjes së librit vetëm me emrat e poetëve, pa bërthamën dhe përmbajtjen e vargjeve të cilat më së miri do të shijohen kur të i lexoni vetë, le të mbetet i tillë (vetëm si prezentim), duke e respektuar e nderuar këtë ide dhe punë të mrekullueshme që bëri redaktori i librit, poeti Adem Gashi.

7. shtator 2004, Zvicër.

Fjala magjike në laryshinë e vargut poetik

"Muzat i bien lyrës", poezi, botoi revista "Fidani", Prizren, qershor, 2005

Gëzim AJGERAJ

Projekti letrarë i revistës "Fidani", për mbledhjen e krijuesve dhe poetëve prizrenas brenda këtij libri e poezi, është akt i guximit, vandosmëris dhe dashurisë për fjalën e bukur poetike. Si e tillë kjo përmbledhje me krijuesit dhe poetët Prizrenas, krijon një laryshi poetike që sjellë botëra të ndryshme të ngacmimit poetik të shkrira në simfoninë e vargut. Libri me poezi "Muzat i bien lyrës", në ete i mbledhë nga krijuesit e rinjë dhe deri tek poetë tani më të afirmuar në letrat shqipe dhe kjo laramani krijuesish na bënë të kuptojmë se ky libër përmbledh një kolorit të larmishëm poetik i cili në vete përmban kualitete dhe vlera. Nikohsishtë kjo vjen si një mirënjohje për krijuesit e rinjë, të cilëve u jepet mundësi në hyrjen e rrugëve të reja të botës së artit metaforik, e cila mundësi duhet çmuar lartë. Së fundi është një mirënjohje edhe për qytetin e Prizrenit, sepse pas "Sinopsis kohe" të botuar nga KL. “Fan S. Noli”, Prizren, 1995. , kjo përmbledhje vjenë si një tufë trëndafilash që zbukuron pranë bukurive të tij. Natyrisht është edhe puna e krijuesve që e nderon atë. Së fundi edhe për neve si pjesë e kësaj metafora që sjellë libri, është i mirëseardhur nëpër biblotekat tona.

Qyteti si ngacmim i muzës poetike

Poezia e këtij libri është tërheqëse, e thjeshtë me një shprehje të lehtë të frymëzimit autentik, pa grimasa e kozmetikë të jashtme, por i nxjerrë nga shpirti i njeriut tonë aq të vuajtur për lirinë, me aq mundë e nxjerrë nga katrahura e robërisë, me luftën që e kaloi populli ynë. Shtresime këto që flasin për një kohë e cila pa tjetër ka lenë gjurmët e veta edhe ndër krijuesit tone Është një varg që ngre zërin e dhembjes nëpër të kaluarën tonë aq të dhimbshme e me plagë, një akord spontan për lirinë, një himn për dashurinë ndaj atdheut i cili shpesh identifikohet edhe qytetin e lashtë buzë Lumbardhit, ndërsa për lexuesin është një reminishencë e rizbuluar veqanarishtë për qytetarin Prizrenas, i cili për mes vargut shijon bukuritë e qytetit të tije. Dashuria për qytetin buzë Lumbradhit, shprehet për mes formave dhe simbolikave që janë pjesë edhe e tij;/ Bistrica lëpin qetas gurët e urës / rrugët zbrazen nga zhurma / mbushën me dritë / fq. 105, poezia : Prizreni natën. Poezitë e këtij libri kanë pothuaj se një rezonancë zgjimi, që brenda për brenda kanë një vlim të cilin e patë akumuluar koha dhe si shpërthim i sajë vjen ngacmimi i muzës poetike e cila përmes notave të vargut në pentagramin e metaforës shprehet lirshëm pa e kursyer fjalën as dhuntinë e vetë por përmes figurës dhe simboleve e bënë një akt që kapërcen kohën dhe bëhet tingull në varg.

Koloriti i vargjeve në gjerdanin poetik

Idetë dhe motivet e shkrira në këtë libër, siç e thamë më lartë në të shumtën e vargjeve e prekin të shkuarën tonë jo edhe të largët dhe aq të dhimbshme e cila shkrihet në varg. Kjo edhe na vjen si një çlirim i brendshëm shpirtëror, për shumicën e autorëve në këtë përmbledhje. E kaluara e zezë, që na rrinte si korb mbi kokë na vjen: / Çdo mbrëmje më sillet si gjarpri / herë në gur herë në thikën e zezë/, fq. 117, poezia ë pritje afër larg. Edhe pse tani ajo kohë shikohet nga një prizëm tjetër, gjurmët e saja i hasim kudo në vargje: /jo që se deshe jetën jo që s'e deshe dashurinë / të dyja t'i vranë ta plagosën lirinë / Fq. 30, poezia Identifikim me barin. Ndërsa dashuria për atdheun vjen e portretuar herë si dhembje e herë si krenari për atë që bëri populli i ynë nëpër përpjekjet për çlirim: /Drenicë lot i dhembjes krenare / Lahutë kreshnikësh në odat shqiptare / Fq. 11, poezia; Drenicë kështjellë baroti. Pra është një simbolikë e qëndresës kombëtare, e cila për gjatë gjitha kohërave nëpër histori, e mbajti ndezur zjarrin luftës për liri. Kjo dashuri për atdheun na vjen edhe përmes respektit të veprës sublime të dëshmorëve: / E laj fytyrën me ujin e kësaj vije / rrjedha e së cilës kalon nën këtë lis / dhe më thotë - nëse vdes - kështu vdis! / fq. 52, poezia Te varri i shokut (kushtuar S. Berishës). Plagët tona janë të shumëllojshme, që janë të mbushura me plotë dhembje, e që pa tjetër rrënjët i kanë në të kaluarën tonë. Ato sikur i rrinë përmbi dashurisë ë atdheun dhe e ngacmojnë çdo herë atë, për të na nxjerrë nga udhë e harrimit; / Ditëudhëve tona i shkruajmë pendesë / letër i qojmë mallit mos na lër në harresë / dhe me mallin tonë e bëjmë një kronikë / i shkruajmë kohëpaardhurës shpresë në lirikë / fq. 43, poezia Udhë e zjarmi. Pra katandia e jonë vjen edhe nga përtej atdheut dhe bëhet simfoni e dhembshme në varg. Duke qenë vigjilent të kohës jo edhe aq te përshtatshme në të cilën gjendemi sot, ajo na vjenë si një katandisje, pse jo: / kur njerëzit bëhen numra / çdo gjë humb kuptimin / fq. 5. poezia Katandisje. Është një pakënaqësi e përgjithshëm me kohën nëpër të cilën po e kalojmë, pa tjetër se poeti e ndjen dhe nuancat e kësaj katandisje ngacmojnë muzën poetike për tu bërë varg. /Kudo lëvrijnë anakronistët futuristë / E zhgënjyen porosinë e këtij shekulli / Uji guror pikëlon në gjenet njerëzore / fq. 112, Asketizmi. Dhe e gjithë kjo kacafytje, sikur nga njëherë na nxjerrë në paudhësi, deri në mohim, që nuk do të na bënte fare mirë si shoqëri. Dhe si thirrje ngritet zëri poetik i cili kërkon ruajtjen e tradicionales, sepse pa të kaluarën s`do të ishim as ne e s`do të jetë as e ardhmja. / E reja dhe e vjetra në mua thyejnë shtizat / e së kaluarës dhe të tashmes / në mua ka mbetur diç nga tradicionalja / thellë në shpirtin tim të plagosur / fq. 26. poezia: Kacafytje brezash. Dhe klithma e këngës nuk ndalet, sepse është shpresa ajo që i prinë njeriut, poetit i cili me vargun e tij si një maratonomak i dritës, bëhet; / Klithmë e shpirtit të etur / pishtarë për ditën e bardhë / mendjendritur /, fq. 56, dhe ai nuk ndalet, por i qëndron vigjilent kohës së mjegullt e cila po na përcjellë plotë plagë, siç ishte dhe rrita e jonë; /kur i mësova shkronjat e para / i lexova të plagosura / dhe për plagë shkrova / fq. 83, poezia; Plaga. Pra e kaluara mbetet si një foto e dhembjes në muzën e vargut; / Fotografitë e familjes i ka djegur zjarri i luftës / kujtimin e rrallon hiri i biblotekës që nuk egziston më / fq. 94, poezia; Foto e dhembjes. Megjithatë drita e ditëve të bardha që ka filluar të shkëlqejë, hapë shpresa; / Ardhmëria ime / më e lumtur je ti / liri / fq. 97, poezia Ardhmëria. Dhe koha ecën siç thotë poeti; / Koha ecën, ecën / me shi qoftë a me diel / në mot me acar po / me shtërngata në qiell / fq. 103, poezia; Koha ecën, siç ecë edhe vargu i poetit i cili vigjilon krah sajë. Në fund edhe dy vargje të bukura nga ky libër; / Se nga i bie fundërrinës së kujtimit tonë motak / Engjëllor më kall tek buzët tek këta sy të zi lotakë /, fq. 67, poezia; ëndërrishte. E gjithë kjo laramani tingujsh na vjen si ngacmim i brendshëm i muzës poetike e cila hynë në varg me motive të pasura artistike. është e pa mundshme të përmblidhen të gjitha motivet dhe krijuesit brenda këtyre pakë fjalëve, por më se miri ato gjenden brenda këtij gjerdani poetik të qëndisur me dyzeteshtatë ngjyra nga krijuesit dhe poetet Prizrenas.

Gëzim Ajgeraj, 11.10.05, Zvicër.

PARATHËNJE

KRONIKAN I EPOKËS MES DY EPOKAVE

Ilam BERISHA; Ditari I luftëtarit, (Tregime), botoi revista letrare; “Metafora”, Prizren, 2005


Në qoftëse një shkrimtarë, ka arritur të i mbijetoj ndërrimin e epokave, është pasuria më e vlefshme qe i ka mbijetuar kohës. Kur ai bëhet kronikan i sajë, vlera e tij dyfishohet përpara të ardhmes, aq më tepër ajo rritet, kur ai arrinë që në kulmin e ndërrimit të epokave, të jetë pjesëmarrës i gjallë.

Duke qëndruar në rolin e kronikanit, Ilam Berisha, ka arritur që pikërisht epokën e kuqe siç mundë ta quajmë kohën e luftës, që e ndau epokën e zezë, për të arritur deri tek ajo e bardhë e ditëve të lirisë, ta gdhendë kronikave, duke na i sjellë me shumë origjinalitet ato që ndodhën pikërisht në këtë ndërrim epokash.
Për secilin shkrimtar tek ne, dy epokat e para kanë qenë një përbindësh i pa mëshirshëm, siç ishin edhe për popullin të cilit i takonin ata. Dhe sa më i egër bëhej ai përbindësh, aq më vigjilent dhe aktiv bëhej shkrimtari.
Duke qëndruar në figurën e luftëtarit, autori ka pasur mundësi që të përballet me furtunat më të egra të epokës. Dhe si e tillë egërsi e sajë ka munduar ta përbijë çdo qastë atë. Mirë po për ta mposhtur egërsin e sajë, ai nuk mbetet në gjendjen e nënshtrimit, përkundrazi robëria e ngritë atë, e vë në ballë kundër egërsisë e cila pa tjetër duhej mposhtur. Në qoftë se herë herë përballja për ndrrimin e epokave ka qenë e ashpër dhe e egër, në mes kohë është gjetur forcë për kronikat. Ato brenda vetes mbajnë dashuri për atdheun, lirin, mbajnë forcë, guxim e trimëri. Kanë rënje ngritje, siq janë rënjet që here pas here i sjelle lufta. Kanë dhembje, dhembje për njerëzit të cilëve u takon autori. Mbi të gjitha, ato i ushqen një shpresë se e ardhmja e bardhë është afër. I gjithë ky besim në fitore, pra në ndërrimin e epokave, është i ushqyer thellë në shpirtin e luftëtarit, në këtë rast kronikanit dhe si i tillë, shkëlqimi i këtij besimi në të ardhmen, shëndrrit edhe atëherë kur betejat sjellin rënje. Pra e gjithë epoka që ndau dy epokat ishte e mbushur në besim se drita do të ngadhnjej mbi terrin. Dhe ky besim në fitore, është besimi i luftëtarit të UÇK- së, i cili luftoi kundër barbarit të zi, që vinte nga veriu.
Ilam Berisha, me vetëdije të plotë ju përkushtua kronikave sepse ato do të ishin dëshmia më origjinale e kohës. Ai hyri kësaj udhe për ti mbetur besnik kohës dhe misionit që i takonte intelektualit. Ai u nisë në bërjen e kronikave për të hyrë në udhën e letërsisë qe e kishte admiruar dhe studijuar për sa kohë.
Kur ai na e solli librin e tij, çuditërishtë në bisedë ndihej një mishërim me të, me ngjarjet që i trajtonte brenda tij. Personazhet e këtyre tregimeve kishin jetë gjallëri, dashuri, shpresë për një te ardhme, pamvarsishtë se ata frymonin në një kohë kur edhe të nesërmes nuk i dihej. Ndërsa ngjarjet e shtjelluara, janë pjesë e një realiteti, i cili sa ishte i dhembshëm aq edhe shpresdhënës. Kjo na kujton fundin e një nate që po ikte dhe ardhjen e mëgjesit që do ta sillte diellin.
Në jetë njeriu udhëhiqet nga një pikë ku duhet të arrin. Dhe pika e asaj shpresa që i printe luftëtarit të lirisë, ishte ndërrimi i një epoke. Pikërisht këtu nisë zanafilla e kronikave të autorit, për të hyrë në letërsi. Në vizionin e luftëtarit te lirisë, fshihet drita e ardhjeve të bardha, e cila e udhëheqë atë plotë shpresë drejtë ardhmërisë më të mirë. Është një gërshetim me vizionin e shkrimtarit në këtë rast, i cili me vetëdije krijuese, i kronikon epokës. E shihni pra, njeriu udhëhiqet nga një dritë e bardhë, por është gati gati e pa mundëshme pa u përballur me dramat e jetës.
Në librin e ”Ditari i luftëtarit”, koha fillonë nga një pikë nxehtë e luftës, ajo mundë të zgjasë me ditë, me muaj e me vite. E gjithë kjo kohë zhvillohet mes dy kohëve të ngrira. Në mes gjendet luftëtari, kronikani i një epoke. Kush do të thoshte se shkëlqimi i diellit që po vinte, do të shihej nga sytë e Ilamit, ndërsa mua më duket se ai shkëlqim vinte nga shkëlqimi i syve të luftëtarit, shkëlqimi i të cilëve e hipnotizoj terrin e një epoke, për ti dhënë shkëlqim të ri. Është një rast i mire, për ti bërë autopsinë e asaj epoke, sepse (jo rastësisht thuhet; kohën duhet ta ndalësh, pastaj ti bësh autopsinë), ajo tani më është ndalur, edhe pse udha e jonë vazhdon drejtë dritës, por me hapa tjera. Këtë mundësi, na e japin tregimet e këtij libri, të cilat na i risjellin në kujtese orët mes ndërrimit të epokave, sa do të dhimbshme ishin ato.
Kërkohej zhbërja e epokave, këtë e bënë luftëtarët e lirisë. Nga syri i tyre, nuk kish ku të fshihej drita, atë e kërkonin kudo, në male e fusha, në katunde e qytete, kudo ku rrezonte ajo. Këta janë personazhet dhe personazhi vetë, nëpër tregimet e Ilam Berishës.
E shihni pra, ai ishte dhe mbeti dëshmitari më besnik i epokës mes dy epokave...


Zvicër, 10.11.2005

Gëzim AJGERAJ

Faik Beqaj "ENGJËJT E FERRIT" (Aforizma), botim autorial, Prizren, 1994

Në vend të hyrjes:

Faik Beqaj u lindë në Prizren më 1950. Shkollën normale e kre në vendlindje ndërsa filozofik ( Gjuhë dhe letërsi shqiptare) në Prishtinë. Studimet postdiplomike i mbaroi në Universitetin e Zagrebit (Kroaci). Ka shkruar poezi, ese, recensione teatrore etj.
Ka botuar këta libra; "Vetëm ura e gurit", poezi, "Rilindja", Prishtinë, 1988 dhe librin me aforizma "Demonizma", më 1992. Ky është libri i tij i tretë.
Pas një sëmundje të rëndë, vdiq në vitin 1994.

ENGJËJT E FERRIT
(Aforizma)

Aforizma, një zhanër krejt specifik dhe i mangët në letërsinë shqipe, e që poeti, eseisti e kritiku Faik Beqaj e sjellë përpara lexuesit me një elegancë të lartë artistike. "Engjëjt e ferrit", për autorin janë prijësit e kohës të cilët jetën e popullit ia bëjnë ferr, e që për mes fjalës e mendimit aforistik, thumbohen e dalin në shesh të pa larat e kohës së "engjujve".
"Kjo kohë fjalimesh, s'është kohë e fjalës", thotë autori për kohën të cilën e vënë në aforizëm. Apo; "E hëngër populli, sepse u besoi atyre që i hanin fjalët". Duke e vënë kohën në pasqyrën e fjalës aforistike, nikohsisht e demaskon atë përpara turmës e cila shumë herë gjendet mashtruar. "Gjatë i dëgjuam - derisa i kuptuam", pra e gjithë koha, klasa politike e një kohe të huaj që e ndrydhi populli tonë, janë rrethi i shigjetës së fjalës së Beqajt.

KËMBËKRYQ NË UDHËKRYQ

"Njerëzit e fjalëve po shkojnë, por assesi të vijnë njerëzit e veprave", është fjala kur popullit tonë ende i mungonin prijësit e vërtetë, që do të kontribonin vërtetë për të mirën e atdheut. "Durim edhe për kafjall, edhe për drekë edhe për darkë. Durimi është menya e jonë", aludohet në kohën kur gjithçka, edhe torturën, dhunën e vrasjen e ndrydhnim brenda një durimi që proklamonte politika. "Demokracinë e kemi pritur me padurim. Tash duhet ta durojmë", është mesazh i mirë edhe për kohën kur është thënë, por mbi të gjitha edhe për sot kur i kemi parasysh gjithë ato paragjykime për në mendim ndryshe.

KOHË E SËMURË

Shikuar në kohë dhe nga këndi real, siç e sheh autori, vërtetë kjo kohë, sikur kërkonte një terapi, për të u larguar nga ligësit e saja, pjesërisht po. "Edhe pse është kohë e turbullt, shumëçka po sqarohet" apo "Po lindë e vërtet, do të ketë të vdekur". Pra është një kohë brenda së e liga dhe e mura janë përzier dhe brenda këtij kaosi ka humbur shumëçka.

SENTENCA POETIKE

Janë vargje të shkurta, që mbajnë një gërshetim aforizëm poezi, të shoqëruar edhe ne metaforë, e qe të gjitha bashkë e përbëjnë fuqinë e shprehjes aforistike të autorit.

Më erdh një çast
E më la përgjithmonë
Një shqetësim për frymëzim

( NJË QAST, fq, 114)


Ndërsa në tërsin e librit, brenda aforizmës, është e shprehur satira e cila në formën thumbuese, kryesishtë i "Fishkullonë" kohës së komunizmit, dobësive të këtij sistemi, udhëheqësve të tij etj. Në fundë, aforizma e Faik Beqajt, është një shprehje e mendimit filozofik të tij, të vënë përballë kohës të cilës jetoi dhe krijoi ky poet.

Prizren, 1999



Revoltë e shprehur përmes humorit dhe satirës

(Engjell SHEHU: “E mbaj veten si për mbret”, poezi satirike, botoi Shtëpia Botuese: NTP "FLOMED", Prishtinë , 2005)

Gëzim AJGERAJ

Të pa kohët e kohës janë nën thumbin e satirës, humorit e deri nën sarkazmin e vargut të Engjell Shehut. Kjo kohë edhe jo aq e mirë, kur shikohet me syrin real, siç e sheh poeti është e mbushur me shqetësime, hipokrizi, servilizëm, hile, jo moral, karrierizëm, gënjeshtra e çka jo tjetër. Ajo sillet rreth e rrotull nesh, krijon shqetësime, probleme të cilat shpesë na e prishin edhe rehatinë shpirtërore. Poeti Shehu, duke ja arritur ti kalojë ato shqetësime, me mënyrën më perfide ja arrin ti luftojë ato dobësi përmes ironisë, humorit dhe satirës e deri në sarkazëm. Ai në mënyrë të fuqishme, përmes vargut satirik, vë në thumb të demaskimit këto dukuri që për fat të keq sorollaten hapësirave tona. A nuk janë servilët, pjesë e një realiteti? Për të cilët në vargun poetik thotë:

Për hiçgjë shkon e shitet
Si mastiq njerëzve u ngjitet
Servili, fq. 8

A nuk janë servilët ata që për interesa të ngushta personale, bëjnë koncesione edhe me interesat shoqërore e kombëtare. Dhe të gjitha këto karaktere të liga i gjejmë nën thumbin e përbuzjes dhe përqeshjes në vargun plotë satirë. Është guxim i Engjell Shehut, i cili përpos që i lufton e i thumbon, e tejkalon aktin e urrejtjes, duke kaluar në ironi përbuzëse e përqeshëse të këtyre karaktereve. Vënja në lojën e satirës, tregon se krijuesi jeton me kohën, e përcepton atë drejtë, e dallon dhe e lufton me përqeshje ligësinë. Ai shkon më tej duke i çveshur në mënyrë ironike këto karaktere ”nëpërmjet shtazëve”, siç e thotë redaktori Flori Bruqi, fq. 114, duke i goditur servilët, hileqarët, hipokritët, gënjeshtarët, karrieristët, spiunët e tradhtarët, mashtruesit, parlamentarët, nofkat virtuale etj. Të gjitha karaktere e ndërtojnë një kohë që poeti e quanë; ”Rrenë e plotë”.

LAKURIQËSIA E NJË KOHE

Përplot pabesi, na përcjellë koha nëpër të cilën rrapëllojmë dhe kjo kohë bëhet aq neveritëse kur dihet se sa e rëndësishme dhe sa mitike për ne është fjala besë. Atë si fjalë e gjejmë kudo tek ne, sa respektohet dhe sa mbahet ajo sot për sot e dijmë të gjithë.

Jo të gjithë s`vrapojnë kështu
Por ca njerëz që kanë kokën dru
S`e dinë mirë se ç`është besa
Thonë se e vërteta është me kthesa
Besa, fq.29

Vargu i Engjëll Shehut shpalosë edhe dashurinë, dëshirat e personalitetit të mërguar – emigrantin, jetën, familjen etj. Dhe e gjithë kjo shpalosje për rreth vetes, ka edhe shqetësime pa qofshin edhe ato direkte në adresë të poetit. Nofkat janë hijet më të pa fytyra që e shqetësojnë atë. Ato janë të maskuara, të fshehta, vijnë ditën e natën, trillojnë e shpifin, prishin disponim, sjellin hidhërim me vete, terrorizojnë si mos më zi. A nuk janë ato letra anonime, e-majle anonime me gjithfarë lloj nofkash të trilluara, telefonata anonime etj. Dhe të gjitha këto shqetësime në vargun e Shehut, quhen nofkë.


KRAHASIMI QË THUMBONË

Siç thamë më lartë, kopenë e të ligëve, autori e çveshë përmes karaktereve të shtazëve, duke i ç`maskuar ato nga velloja e ligësisë që i shoqëron brenda shpirtit, ai ua shpalosë ligësinë e tyre, forcën, dhe tërheqë vërejtjen për dëmin që ato i sjellin një shoqërie të tërë. Për ti luftuar ligësitë, është i nevojshëm një mobilizim i përgjithshëm në mënyrë që e liga të jetë sa më larg neve. Një varg thotë:

Më në funde ato egërsira
Që na sillnin shumë ligësira
S`linin gjë në fshat pa ngrënë
Dhe pse mbanim shumë qenë

Ndaj dhe ne u mobilizuam
Gjithë fshati u bashkuam
Mblodhëm qentë që të gjithë
Se rrugë tjetër me ta nuk kish

Derrat dhe ujqërit, fq.53.

Pra gjatë shfletimit të satirës së Engjell Shehut, krahasimin e karaktereve të përqundnuesëve të kësaj kohe, e gjejmë nëpërmjet karaktereve të shtazëve, përmes së cilës më së miri shpaloset afërsia e atyre karaktereve me botën shtazore. Dhe këtu krijuesi ia del më së miri, për ta thumbuar të ligën.

KOSOVA IME

Engjëll Shehu edhe pse jeton në Tiranë e Belgjikë, dashuria e tij për Kosovën bëhet varg. Është dashuria e atdheut që e ndjekë atë, atij atdheu të coptuar pa trojet etnike, pa Kosovën, plagën që rrjedhë gjak. Plagët e Kosovës i ndjenë nga afër, bëhen dhembje edhe e tij, është dhembja e vëllezërve të gjakut. Ajo është dhembje e pa ndashme e atdheut, e kombit që i takon.

Një popull bashkë ne jemi
Kemi emrin shqiptar të gjithë
Është ky emër që këtë komb
E mban të gjallë dhe na lidh
Kosova ime, fq.75

Brenda këtij cikli autori shpalosë akte edhe nga jeta e tij në dhe të huajë. E kaluara nën diktaturë, sigurisht se është hije e pa ndashme për çdo krijues që kaloi katrahurave t¨r sajë. Nuk ngelen anash as zhvillimet që ndodhën vitet e fundit edhe në Shqipëri, të cilat prodhuan ngjarje të bollshme, të mira e të liga për një pjesë të popullit tonë, e që sigurisht autorin e ngacmojnë që ato ti vë nën thumbin e satirës dhe humorit të tij në varg. Prapë satira; shtazët, kafshët, personazhet e vargut: Ujku dhe Cjapi, fq. 93, lepuri dhe qengji, fq. 95, ariu dhe njeriu, fq. 110, etj. Satirës së Shehut nuk i mungon përqeshja e pashallarëve.

Erdhi koha e pashallarëve
Maskarenjve dhe pazarëve
Kush më shumë e kush më pak
Po të gjithë kanë një zanat
Pashallarët, fq.98.

I gjithë vargu i shprehur në satirë, është një përjetim nga afër i cili na përcjellë e po na përcjell të gjithëve në këtë kohë. Ka ndodhur dhe po ndodhë një tronditje në mesin tonë dhe për rreth dhe brenda kësaj përzierje dhe kaosi, e liga ka fituar hapësirë të gjerë, ndaj dhe sjellë dhembje edhe mes njerëzve të mirë, shoqërisë së gjerë, e pa tjetër edhe kombit dhe shtetit. Të gjitha këto ligësi brenda hapësirave tona, janë halli i autorit se si ti luftojmë ato, se sa më shumë që i çveshim e i përqeshim, do të jenë më të ngushta hapësirat e përhapjes së tyre. Këto ligësi duhet të i largojmë njëherë e përgjithmonë nga ambienti i ynë, sepse vetëm atëherë do të jemi një shoqëri e shëndoshë. Këtu edhe thumbon vargu i Engjell Shehut, i cili me shumë guxim dhe vendosmëri, për mes vargut satirik, e thumbon kohën dhe ligësitë e sajë. Dhe e gjithë mbretëria e personazheve të Shehut, shembet brenda satirës së tij, që tani më kush më bukur se ai, din ti vargëzoj në varg lakuriqësitë e kohës që mbështjellon hapësirave tona.
Le të shpresojmë se Poeti Engjell Shehu, do të vazhdojë me satirën e tij dhe përherë do të jetë në vigjilencën e kohës.

3 shtator 2005, Zvicër

Gëzim AJGERAJ

Muhamed D. Krasniqi "SHKËLQIMI I UÇK-së NË TREVËN E VËRRINIT" (Nga ditari im i luftës), botim autorial, Prizren, 2002

Një libër kronologjik që fletë për luftën e UÇK-së në anën Vërrinit 1998/99. Libri është një dëshmi e gjallë e shumë atyre ngjarjeve historike që ndodhën gjatë këtyre dy viteve në rajonin e Vërrinit të Prizrenit. Ngjarjet, janë dëshmi e gjallë autoriale sepse edhe vetë autori, ishte brenda për brenda këtyre zhvillimeve, dhe ato i sjellë si një kronologji ditari, të cilin ai e ka mbajtur gjatë asaj kohe. Si do që të jenë të shkruara, ato ngjarje, në çfarë mjeshtrie, për nga vlera, janë shumë të rëndësishme, sepse vetë ngjarjet që ndodhën, janë ngjarje të rëndësishme nga historia e UQK-së dh popullit tonë, në luftë për liri. Libri ssjellë detaje të rëndësishme, që nga fillet e para të organizimit të UÇK-së në këto anë, për të vazhduar pastajë me organizimin e shtabit lokal, shpalljes së zonës së lirë të Vërrinit, beteja e rëndësishme kunder pushtuesit serb, dhe zhvillimet e përgjithshme në Vërri, që nga fillimi i luftës e deri në fund. Nikohsisht, autori përbmledh edhe kontributin e shumë luftëtarëve të lirisë, të cilët më vonë një pjesë e tyre ranë edhe në fushat e nderit, në luftë kundër armikut. Një fokus të veçantë, fillimishtë libri e mbanë në vendlindjen e autorit në Hoqë të qytetit, sepse duke qenë më afër zhvillimeve, ai u rrinë më besnik dëshmive. kësisoj ai sjell dëshmi që nga organizimet e para , duke u zgjeruar pjesërisht edhe brenda fshatrave të tjera, kuptohet brenda mundësive të njohjes së situatave dhe zhvillimeve nëpër gjithë zonën. Siç thamë më lartë, një kujdes të veçantë, u kushton përshkrimit të betejave, në të shumtën e rasteve nëpëmjet të personifikimit të individëve që marrin pjesë nëpër ato beteja. Por përshkrimi i tyre, ka rëndësinë e vetë, sepse siç përmenda më lartë, vete ngjarjen, janë ngjarje historike, dhe për ata që merren me këtë çështje, libri sjellë mjaftë dëshmi nga këto zhvillime. Të gjitha këto ngjarje, që nga fillimi i organizimeve të para të UÇK-së, e deri në ofenzivën e armikut, në shtator të vitit 1998, prekin detaje të rëndësishme historike, të cilat meritojnë të zbërthehen e studijohen nga historianët. Më pastaj vjen ajo periudha e pas ofenzivës në Vërri, përplot vuajtje, djegie e vrasje nga dora e armikut, që i la Vërrinit, për të arritur tek rifillimi i luftrave në mars të 1999-tës, sërish në Vërri. Një pjesë të rëndësishme zen edhe kaptina e largimit të popullatës së kësaj ane, nga votrat e tyre, drejtë Shqipërisë. Autori duke dhënë detaje, sjellë pjesërishtë një origjinalitet të veçantë për këto ngjarje të popullit tonë. Përpos listave të të vrarëve, ai sjell edhe lista të dëmeve materiale që solli armiku anës së Vërrinit. Një tjetër kaptinë po aq e rëndësishme, janë hartat e zonës së lirë të Vërrinit, albumi i fotografive të luftëtarëve e dëshmorëve, pjesë biografike e kujtime tjera, të cilat janë dëshmi historike e faktografike në libër. Pa u zbërthyer edhe më në detaje të librit, vlerësojmë se libri i autorit Muhamed Krasniqi, është një dëshmi e mirë për luftën e Vërrinit, i cili do ti shërbej përpiluesve të historisë, për të nxjerrë shumë ngjarje e data të rëndësishme nga kjo kohë. Ky libër është dhe do të mbetet një ogur i mirë, dëshmi autentike për luftën e UÇK-së në trevën e Vërrinit dhe gjitha zhvillimet brenda kësaj zone.

Dhjetor, 2002, Zvicër

Metafora e fjalës së çiltër

Femi Bektashi “Stacioni i fundit”, MESHARI, Prishtinë, 2005

Gjat këtyre tre-katër vjetëve janë prezentuar me libra të tyre një numër mjaft i madh krijuesish në mërgim Femi Bektashi pas librit të parë " Jeta trime " dhe të dytit " Toka gjëmon ", sivjet lexuesit shqiptar iu prezentua me një libër tjetër me poezi "Stacioni i fundit".
Që në kontakt të parë me poezinë e këtij poeti vëren se vargu i tij të ngacmon, meqë autori niset nga objekti real, botën e brendshme poetike e përcepton pothuajse në mënyrë të hapur, reale, pa hezituar ta thotë troç të vërtetën. Në këtë mënyrë ai u bënë sfidë shqetësimeve të tij larg atdheut, duke çfaqur kështu një ligjërim poetik të çiltër, që pushton sa po ta lexosh. Autori nuk oshilon të bëjë eksperimente, por çdo gjë e nis nga vetja, bota që e rrethon, të cilën e ka përjetuar, qoftë në vendlindjen e tij, qoftë ne mërgim ku vepron.

Sfida e poetit

Si çdo akt i brendshëm shpirtëror intim, poezia e Femi Bektashi-t nuk shpreh vetëm një dëshirë për egzistencë për të rrëfyer pikëllimin apo mallin larg atdheut të subjektit lirik, por njëherësh ta ngrejë ëndrrën e tij nga një krijim magjik në zhgëndërr. Liria e të shprehurit është sugjestive, konvencionale, evolive. Herë-herë ligjërimi poetik del jashtë disa konvencave, por kjo vlen për arsye të shpërthimit emocional, pak a shumë parafrazik, por në fokus gjithmonë është njeriu ynë dhe rrugëtimi i tij.
Për shembull, ky motiv vërehet në ciklin e parë " libri i hapur", tek poezia " KU E KAM FOLENË". Ky cikël shquhet për artikulimin e fatit të individit dhe të kolektivitetit, tjetërfare as që mund të paramendohet frymëzimi poetik. Përveq këtij momenti, poezia e këtij cikli shquhet për faktin se shpreh mënyrën e ekzistencës, pikëllimit nëpër botë të njeriut tonë, që poeti e ndjen më për së afërmi, meqë edhe vetë gjendet në mërgim.
Duke mos iu larguar motiveve të këtij libri të konceptuar brenda pesë njësive ciklike, gjatë leximit mund të mbështesim mendimin se në të gjitha ciklet si në atë: “LIBRI I HAPUR” , " IA THASHË KËNGËS ", " MALLËNGJIMI ", " ËNDËRR E FSHEHUR " dhe " RRUGË E QIELL ", mund të thuhet se është poezi që përcepton fatin e individit, shqetësimet e tij, të ndryshuar nëpër faza të cilat nuk kanë prekur aq tepër njëra-tjetrën, sa vetë fakti se poeti i ka harmonizuar at: i ka bërë unike.
Është kaq i thellë në mendime, mbase metafora e fjalës së çiltër e bënë këtë poet të lexuar dhe ta shmangë lexuesin për një çast nga mallëngjimi. Atmosfera e fatit tonë është dhënë jo vetëm në aspektin bardh e zi, por i ngjyrosur, ku poeti inkuadron vargje që ngrejnë probleme të gjera, duke u nisur nga detajet, fotografia e atdheut, e gjer te shtresat më të thella shpirtërore. Përgjithësisht poezitë e këtij poeti kanë për subjekt njeriun e mërguar dhe ky libër vjen në kohën kur mërgimtarët tanë zihen nga mallëngjimi për atdheun e robëruar, kurse paraqitja e Bektashit me këtë libër është një sfidë, sepse libri përmban në të vlera të mirëfillta artistike.

Lirika e shqetësimeve

Dy ciklet e fundit " ËNDËRR E FSHEHUR " dhe " RRUGË E QIELL " mund të aktivizojnë reminishencat e poetit, i cili shpreson në shprehjen e tij, ligjërimet e tij poetike, duke menduar botën jo vetëm brenda kornizave të caktuara të ndjeshmërisë por poetët e tillë në kërkesat e tyre karakterizojnë subjektin lirik nga aspekti filozofiko-letrar, duke dhënë mesazhin sublim ndaj botës së trazuar, ç'është më karakteristike tek ky poet, u ikën implikimeve të shprehura ë herët në poezinë shqipe. Ky konstatim vjen pas një leximi që i bëhet sidomos ciklit " MALLËNGJIMI ", që ka një koincidencë me udhët, mërgimin: Në këtë natë të errët
Gjumi s ’më merr dot / Sytë më janë zvogëluar / Pse ti vajte larg /, e kjo është tragjike dhe njëkohsishtë për fat të keq shumë reale. Ku ka qetësim, ku ka mënyrë e të shprehurit më të çlirshëm dhe të hapët se sa ky ligjërim poetik. Nga fondi i këtij libri mundë të nxirret mesazhi sublim që sugjeron në vetëdijësim për mënyrën e të shkruarit, përgjegjësinë ndaj letërsisë, stilit, gjuhës. Prandaj " Stacioni i fundit " është ndër librat më të dalluar që janë botuar në redaksinë e botimeve "Orfeu". Vlerat letrare estetike mund të shpalosen vetëm pas një leximi të vemendëshëm dhe profesional, për çfarë lexuesit do të ndahen të kënaqur në këtë kohë të rëndë me strese e vuajtje të mëdha.

27, tetor 2005, Zvicër

Gëzim Ajgeraj

Nesi, Nesi interesi

Ibrahim Skenderi "Nesi, Nesi interesi", poezi për fëmijë, botoi "pionieri", Prishtinë, 1997, faqe 32.

Në vend të hyres:

Poeti, piktori dhe mësuesi Ibrahim Skenderi, i lindur më 1948 në Brrut të Opojës, deri më tani ka publikuar disa libra; "Dritë e dituri" (Monografi për shkollën fillore "Sezai Surroi" të Bellobratit, poezi për të rritur; "Pas heshtjes" (1994) dhe "Portreti i pakryer" (1996), ky është libri i katër dhe i pari për femij. Pos përkushtimit në libra dhe në punën e edukimit të brezave, Ibrahim Skenderi merret edhe me vizatime, e sidomos punime për libra e kopertina, tek të cilat e ka dëshmuar talentin, për të cilin edhe ka studijuar (degën e artit figurativ) në Prishtinë. Nën edicionin e revistës pionieri, ai botës së më të vegjëlve, u sjellë një libër shumë tërheqës për lexim.

NESI, NESI INTERESI

Është përmbledhja me poezi, e cila për tematikë e ka voglushen Nesi dhe botën e sajë. Përmes botës së kësaj voglusheje, poeti portretizon botën e më të vegjëlve, lojën e tyre, aventurat fëmijërore, kuriozitetin e botës së fëmijëve etj. Voglushe Vanesa, apo siç e çuajnë rrethi i sajë Nesi, është një voglushe hokatare, me tufat e flokut të lidhura si të voglushes aktore "Pipi" dhe me veprimet e saja fëmijnore, ngjan si një artiste e vogël. Pikërisht përmes voglushes Nesi, poeti vë në varg kuriozitetin e voglushes, dëshirat e saja, lojrat me të cilat argëtohet ajo, etj. Ajo ka shumë dëshira, njëra ndër to, është edhe imitimi, të cilin ajo e bënë sa herë që e she në ekran të televizorit, këngëtaren "Gili". Dëshiron ti ngjajë asajë, ndaj dhe shpesh në dhomë tek e shikon televizorin, e fillon vallëzimin nëpër dhomë. Voglushja Nesi tregon interesim edhe për lexim, edhe pse ende se ka mësuar alfabetin, megjithatë ajo herë pas here i shqipton shkronjat nga Abetarja. Dëshirat e saja jan të shumta, ajo ka dëshirë të eshë fustane të bukura, "bëhet si nuse", imiton traditën e qëndrimit të nuseve në këto anë etj. Ajo çfaçë interesim edhe për botën rreth sajë, mbi të gjitha për vizatimin. Nga temat që trajtohen në vargje, poeti portretizon një voglushe që gjithmonë gjendet pranë tij. Kjo mu për faktin se poeti edhe vetë vizaton dhe nga rrjedha e vargjeve, voglushja duhet ti takoj rrethit të poetit. Pa vazhduar më tej, në zbërthimin e temave, dalim tek vargu i fundit, në libër; Ju qeshni me mua/ kur fjala më ikën / ani, ani, qeshni, / unë po rritem... rritem!/, pra përmes fjalëve të vargut, "Ani, ani, qeshni", arrijë të kuptojmë botën e voglushes Nesi, botën e të gjithë voglushëve të moshës së sajë të njomë. Për fund konstatojmë, se poeti arrin shumë bukur të hyjë në botën e fëmije, ti kuptojë ata, dëshirat e tyre, dhe ti vargëzoj ato nëpër vargje.

gusht, 1997, Prizren.


Fryma popullore e odës shqiptare në anekdotë e satirë

Një vështrim i shkurtër librit Anekdota popullore dhe Satira autoriale, të autorit Mehmet Bislimi, botuar nga shtëpia botuese "Mëmëdheu" nye St. Gallen të Zvicrës

Oda Shqipare, jo vetëm që ka qenë vendi i vendimemarrjeve të mëdha të qështjes kombëtare, por ajo ka qenë edhe bartëse e krijimtarisë popullore që e ka ruajtur me fanatizëm nëpër shekuj, ajo edhe sotë e kësaj dite nëper disa treva të atdheut të shqipeve e ruanë dhe e kultivonë këtë pasuri me vlera shumë të qmuara etnologjike, të cilat për fat të keq edhe sotë e kësaj dite, nuk janë hulumtuar sa duhet dhe dokumentuar. Duke i pasur parasyshë ndryshimet e përgjithshme shoqërore, krijohet mundësia e rënjes në harresë të kësaj pasurie kombëtare. Mehmet Bislimi, poet e publicist nga Prekazi i Kosovës, njohës shumë i mirë i burimeve etnologjike, sidomos asajë të odës shqiptare, përmes librit; Anekdota popullore dhe satira autorial, na vjenë para lexuesit me një ibër shumë të qmuar per lëmin e etnosit tonë. Mesazhi i librit per veqë si pasuri etnologjike, është e vërteta që duhet të thuhet me guxim, siq thotë autori, pra në këtë rastë përmes satirës dhe anekdotës, vë në thumbë anët negative në shoqëri, shëmtitë e kohës, zventuesit e sajë, për të i shkëputur nga e keqja, apo siq e thotë autori:ta kujtonë që të mos e përsëritësh më (fq. 5, Ma lan besa!). Paraqitja e ngjarjeve, skenave në stilin e "meseleve" popullore, na jepë të kuptojmë se autori ka një kulturë të gjërë të njohjes së traditës, deri te dokumentimi me gjuhën e pendës, apo më mirë të themi; ai është rritur në odën e traditës kombëtare. Pra, meseletë herë të paraqitura edhe në humorë, herë herë në formën e kritikës, shprehë jo vetëm revoltën e brendshme të autorit, por është kjo më shumë se revotë personale, sepse është tradita e odës shqiptare, që nuk i duronë zventuesit e kohës, karakteret e ulta, ato gjithmonë i ka luftuar, thumbuar, në mënyrë që ato vese të largohen nga njeriu i ynë, Shfletimi i këtijë libri, a nuk është gjetje e vetvehtes, e atyre që në vehte elemente të karaktereve të ulta, që e dëmtojnë një rreth, një shoqëri a një kombë, pikërishtë këtu qëndronë madhështia e këtijë libri, sepse aty goditen fuqishëm elementet negative në shoqëri. Është filozofia popullore e shprehur nye libër, që e m bartësin e vlerave: i vë në lojë karakteret që dëshirojnë të "përirojnë gardhin me zgjedhye në qafë": shprehë neveri ndaj insistimeve të karaktereve të caktuara që synojnë të imponohen në fusha të caktuara ku nuk e kanë zanatin e vetë dhe m veprimet e veta, si thotë autori, që duke dashur të bëhen këngëtarë "të hallakasin mendësh". Dhe krejtë në fundë, shpresojmë që Mehmet Bislimi, edhe më tej ta pasurojë etnosin tonë me libra të kësaj gjinie letrare.

Gëzim Ajgeraj, 14.2.2003, Zvicër.

RECENSION

Vjosa Karanezi, "S'më la koha të bëhem kohë", Poezi, Botoi "fidani", Prizren, 2005.

Vetë jeta, brenda të cilë përpelitemi, ecim lëmë gjurmë, është një kohë, është një kronikë. Se sa e përceptojmë ate dhe si e pëceptojmë, janë shumë faktorë që e rrethojnë njeriun tonë, në këtë rast edhe poeteshën e re Vjosa Karanezi. Ajo bashkëjeton me këtë kohë, e përcepton atë nga bota e sajë, dhe përmes fjalës së sajë, koha vjen e bëhet varg. Janë ngacmimet e brendshme emocionale të cilat kthehen në metafora dhe si të tilla ato sotë vijnë përpara neve. Këto ngacmime të brendëshme emocionale, pa tjetër se janë lindur ushqyer e rritur brenda sajë. Pra ato janë bërë pjesë dhe mishërim, që pa tjetër kanë ndikuar edhe faktorë që e rrethojn njeriun tonë. Po të kthehemi tek kapitulli i fundit i librit;Ju që mbollët dashuri në poezinë time, frymëzimi do të na del nga rrënjët, rrethi, njerëzit pranë sajë, dashuria,koha. E gjithë kjo dashuri, bëhet varg dhe hynë në lirikë, si një metaforë e cila rrezaton dritë. Mbi të gjitha unë humbësi i kohës. Është lirika e cila vjen, hynë në kohë si pendim, për atë që ndonjëher mundë edhe të mos jetë sjellur brenda konditave të kohës. Vjenë si liri e zgjeruar brenda pjekuris së moshës, vetëdijësimit personal, rrethit dhe faktorëve tjerë, që nganjëherë na i ofronë koha. Pra shpeshëherë na ndodhë që të jemi vetëm fiziku i kohës, por që më vonë do ta kuptojmë se kemi qenë edhe jashtë rrjdhës së sajë. Ky definim në përceptimin poetik të poeteshës, na vie si kotësi e së kaluarës. Dhe pritja bëhet e pa durueshme, sa që hyn edhe në varg; "deri kur", Fq. 4, pra bëhet poezi, të paktën sa për ta qetësuar shpirtin e trazuar. Dhe përcemtimi i kohës, kapë dimensionet e akceptimeve nga këndi i poetit. Pra kalohet në një përceptim më të gjallë, për të qenë vigjilente edhe me kohën brenda të cilës hapërojmë. I gjithë ky përceptim, kjo bredhje nëpër kohë, është një udhëtim që shkrihet ë varg. Dhe ky bashkëjetim me kohën, me njerëzit, ushqehet me dashurinë e poeteshës, dashuri e cila deomos kalonë nëpër labirinthet kohë. Është e pa tjetërsueshme, se poetesha ia del ti tejkaloi labirinthet e kohës, i beson vetes, fjalës dhe këtë besim ajo kërkon ta shpërndaj përmes vargut. Në këtë rastë lirika bëhet thirrje, apel për besim, duke e larguar pesimizmin që mundë t shoqëroi moshën, rininë. Pra është mosha që e shoqërojnë ndjenjat, dashuria, shqetësimet, ka grindje, heshtje kësaj kohe, ndarje, gabime kërkim falje, deri në kërkim të një qetësie pse të mos themi shpresuese. I gjithë ky udhëtim me kohën bëhet varg, lirikë që rrallë herë shkruhet për të, sidomos nga gjinia femrore. Është guxim, pse të mos themi se vetë jeta është një varg që diku fillon dhe rrjedhë rrjeshëm me kohën. Është dashuria që e ushqen atë, i jep shpresë, motiv, nxitje për ecje përpara. Nuk folëm për stilin, gjuhën, vargu, strukturën dhe shumë elemente tjera, që e përbëjnë vargun, por mendojmë se modestia është shumë e arsyeshme për librat e parë. Jemi dëshmitar besnik, se rruga e artit, në veqanti ajo letërsisë kërkon punë, vizion dhe sarificë. Urojmë që zonjusha Vjosa të ecë përpara kësaj rruge shumë të mundimshme, pa u ndalur duke u ngjitur me lehtësi shkallëve të letërsisë.

Gëzim Ajgeraj, Korrik 2005 Prizren

Gëzim AJGERAJ

Xhemajli Berisha ”KËSI LOTËSH S'KANË DERDHUR SYTË E MI", poezi, K.L. "Fan S. Noli", Prizren, 2001

Në vendë të hyrjes:

Fati i atdheut të robëruar, ishte edhe fati i Xhemajli Berishës. S'kish si të ishte ndryshe, kur ky mishërim me atdheun, kjo dashuri për lirin e tij, është edhe fati i pa ndashëm i jetës së tij. Dashuria për atdheun e lirë vjen e bëhet ideal, të cilin do ta shoqëroi gjatë tëre moshës sa jetoi ai, ideal për të cilin edhe flijoi. Të jesh idealistë për lirinë e atdheut, nuk është shumë e lehtë, duhet të kesh vizion për të ardhmen e tij, lirinë e popullit, veti të cilat i kishte të mishëruara Xhemajli Berisha. Mirë po mbi të gjitha të jesh idealit militantë, është guxim, trimëri, dëshmi e një atdhedashurie të sinqertë, dhe i tillë ishte Ai. U lindë më 17 prill 1957, në fshatin Brestofc të Rahovecit. Shkollimet e para i mori në vendlindje dhe në Arbanë të Prizrenit, ku migroi bashkë me familjen. Akademinë pedagogjike e mbaroi në Prizren, ndërsa ne Prishtinë, më 1982, diplomoi në fakultetin ekonomik. Siç shihet, vitet e lëvizjeve të mëdha, të demostratave të vitit 1981, e gjejnë student, ku mori pjesë aktive, në demostrata e protesta. Fillimisht punoi si profesor i lëndëve profesionale në gjimnazin e Prizrenit, ndërsa gjatë vitit shkollor 1987/88, kalo në Akademinë Pedagogjike si mësimdhënës i lënëve profesionale. Gjatë gjithë kësaj kohe, veprimtaria politike e patriotike e Xhemajli Berishës ishte shumë e bujshme. E gjithë kjo veprimtari, do të vazhdoi deri në fillimin e vitit 1989, në kohën e protestave të minatorëve, protesta në të cilat ai mori pjese aktive dhe kundërshtoi haptas ndryshimet kushtetuese që i ofronte okupatori. Më 3 prill 1989, Xhemajliu, arrestohet nga shërbim i sigurimit shtetëror serb i instaluar në Kosovë. Nga data 3 - 6 prill, Xhemajliu mbahet në qelinë numër 20 te burgut të qarkut në Prizren, dhe gjatë kësaj kohe, nga punëtorët e sigurimit shtetëror, mirret në pyetje, torturohet e keqtrajtohet, në mënyrat më mizore. Duke e parë këtë qëndresë pathyeshmëri te këtij militanti të atdheut, sigurimcat e shtetit serb në Prizren, e shuajnë në mënyrën më barbare, jetën e këtij militanti të atdheut. Xhemajli Berisha, ishte dhe mbeti i pa thyeshëm, atdhetar e militant, bir besnik i atdheut. Jo vetëm kaq, shumë vite më vonë pas vdekjes u botuan edhe poezitë e tija, të lëna në dorëshkrim. Poezi të cilat kapin një periudhe te gjatë të shkrimit. Shembull qe argumenton se Xhemajliu, kishte shkruar herë pas here dhe poezi, me të cilat ai na jep dëshmi se kishte kishte edhe shpirt poetik. Ai ishte i tillë, me një modesti të theksuar, dhe i sinqertë. Veti të cilat i shoqëronin veprimtarët militant, të kauzës sonë kombëtare.

KËSI LOTËSH S'KANË DERDHUR SYTË E MI

S'po të jap trëndafil
Që t'i marrësh erë,
Po ta lë poezinë,
Ta më kujtosh përherë

(Po ta lë poezinë) fq. 7.

Lirika në librin e Xhemajli Berishës, është zëri autentik i shpirtit të tij, i ruajtur dhe i ndrydhur brenda vargut, për ta ruajtur atë ndër vite, nga rrebeshet e kohës nëpër të cilat u përbirua populli i ynë, por jo edhe poeti. Fati i tij ishte i lidhur ngushtë me fatin e atdheut dhe për të edhe u flijua. Por siç e thamë në fillim, lirika e lënë në dorëshkrim, na e sjellë zërin autentik të shpirtit të tij poetik. Shpirti i tij vjen në fjalë, në varg e ringjallet, duke sjellë mes nesh dashuri, ndjenjë, besnikëri, sinqeritet, fjalë etj, për një kërkim të ri, për kohëardhurën aq shumë të pritur, lirinë. I gjithë ky gërshetim temash, përmes lirikës është shprehja më e mirë e ndjenjës së tij, e brezit të tij, idealizmës brenda të cilit mishëronte shpirti i tij. E gjithë kjo shprehje e ndjenjës së dashurisë, për mes vargut, është dashuria për atdheun, lirinë e tij. Dhe gjithë kjo ndjenjë, në ecje me kohën do të shpaloset edhe më çiltër. Sepse është koha ajo që kërkonte ndryshim, dhe shpalosje të ndjenjave, të atdhetarizmës. Pra e gjithë koha e viteve të tija, sa vinte e bëhej më e zymtë, por në shpirtin poetik ajo bëhej më shpërthyese, siç bëhet poezia në vazhdim. Duke e dëshmuar shprehjen gjithnjë e më hapur të mendimit për ndjenjën e lirisë që ai dhe bashkëmendimtarët e tij e kultivonin në shpirtin e tyre. Nga kjo shohim edhe një element të veçantë të shkrimit të poezisë në kohë të ndryshme, si një kronik që e përcjellë jetën e tij. Pra, një poezi e shkruar në kohë të ndryshme për një periudhë të gjatë kohe. Pra pikërisht kjo e vërteton edhe thënjen, se me kalimin e viteve, vargu bëhet më shpërthyes, më i hapur, më kërkues, duke shprehur edhe militantizëm, të cilin edhe kishin djemtë e idealit të lartë të atdheut, siç ishte Xhemajliu. Në ciklin e parë të librit; "Fjalë e vërtetë", shpaloset shpirti i sinqertë i poetit, në atë të dytin; "Uri e etje kam - për ty", ai bëhet më këmbëngulës shtigjeve të kërkimit;

Ti po më shtërngon me fuqinë shpirtërore
Kësi lotësh s'kanë derdhur kurrë sytë e mi,
Janë lot të kthjellët të dashurisë rinore
Të lutem mos m'i fshijë!

Në më shterren lotët
ka të bëj pastaj
Diçka do të derdhin këta sy,
Një det të pa fund, një det të paskaj,
Në mos paça lot, do të derdh gjak për ty!
...
(Shtigje kërkimi), fq. 29.

I gjithë ky shpërthim do të vie nga një pritje e gjatë, i cila e dërmonë njeriun, i humbë kuptimin jetës, ndërsa gjurmët e saja vijnë e shtrohen brenda shpresës për një të ardhme të mirë. Por e gjithë kjo etje, kjo kërkesë e kërkonte kohën, dhe dukej se koha po vinte, apo siç do të thuhej në ciklin e tretë të librit: "Ka ardhur koha". Koha për një shprehje të hapur të mendimit, për një kërkesë të hapur të të drejtës për liri. Ky shpërthim, kjo besnikëri ndaj çështjes së atdheut, ky militantizëm, do të shprehet më së miri në vargjet;

Këtë tokë ku kemi le e nderojmë
Sepse shqiptarë ne vetes i thomë.
Gjaku s'na dhimbset që hargjojmë
Kur armikun si shqipe e luftojmë

Shumë të huaj deshën ta robërojnë
Nëpër këmbë ta marrin ta pushtojnë,
Po cili do që shkeli te ky dhe
Kurrë më s'u kthye atje ku ish le.
...
(Këtë tokë ku kemi le e nderojmë), fq. 54.
Ky artikulim i atdhetarizmës se poetit, në tabanin kombëtar, përmes vargut do të shtrohet edhe në poezinë; "Abdyl Frashëri", me çka do të identifikohet qartë kërkesa e djemve atdhetarë të rangut të Poetit. Apo në poezinë ; "Pritja", ku poeti përmes vargjeve, shfaqë hapur idenë e bashkimit; "Malli për ju po më rëndon, / Ah, sa kohë ka që s'ju takoj, / Dua të nisem të vij, / Por kufirin si ta kaloj" /. Dhe e gjithë kjo përpjekje, kjo luftë, bëhet për të vetmen fjalë; Liri. Lirinë, që aq shumë na mungoi neve shqiptarëve, jashtë trojeve etnike.

Për ty gjaku s'u kursye,
As djersët e ballit,
Që kjo tokë të jetë e lirë.

(Lirisë), fq. 63.

Nga rrafshi të cilin e zbërthyem librin ,deshëm të dëshmojmë se poeti Xhemajli Berisha, i tillë çfarë ishte në jetë, ishte edhe në varg, në poezi. Këtë njohje, këtë zbërthim të vargut të tij, nga një përceptim i hollë, do të shihet shumë lehtë se poeti ishte i çiltër, i sinçert, i thjeshtë e modest, me një taban të pasur atdhetar e me një guxim e vendosmëri prej militanti. Hë pra, i tillë mbeti në altarin e atdheut, i tillë përmes vargut edhe në letrat shqipe.

18. 8. 2001, Zvicër

Recension

Ngacmimet emocionale në metaforë

(Ilam BERISHA: "Aromë poetike", Poezi, Botim i autorit, Prizren 2002)

Gëzim AJGERAJ

Përceptimi i brendshëm poetik, i shprehur në metaforë, është libri i parë i poetit; Ilam Berisha. Me një sens të hollë dhe të lehtë poetik, autori paraqitet me mjaftë suksesë përpara lexuesit, duke sjellë në vargë botën e brendshme emocionale dhe ajo që e rrethonë atë. Duke e lexuar këtë metaforë, lexuesi i mirfilltë, krijonë përshtypjen e një mjeshtrie të hollë poetike, fjalë pakë, e kuptim gjërë, që premtonë në të ardhmen ngritje të suksesshme në rrugën e vështirë të mjeshtris së pendës. Një titull pak ca modest, për vargjet që ndërtojnë librin, megjithatë për fillimin e mbarë një akceptim i tillë e mbanë vulën e arsyes.

METAFORA FJALËS

Libri "Aromë poetike" i poetit të ri Ilam Berisha, është metafora e përjetimeve emocionale dhe botës për rreth, që e ndërtonë universin e njeriut tonë në këto anë. Fjala në vargë na vjen si një qiltërsi metaforike e cila në vete ngërthenë qiltërsinë fjalës kuptimplotë. Aromë poetike, është titulli dhe vargu me të cillin hyjmë në botën metaforike nga e cila do të na delë përpara i gjithë ai universi shqiptarë si preokupim njeriut të kohëve tona, në këtë rastë i poetit. Coptimi i hartave të europës, na vie si pikëllim i njeriut tonë, i cili nga këto gjeografi të coptuara më së tepërmi u dëmtua. Ai i nda në disa pjesë e copa, duke qenë i munduar, i shtypur e i masakruar në këtë "relief të deformuar" siq thotë vargu; ( Trup i ndarë, f. 6). I gjithë ky udhëtim, bartet mbi rrudhat e njerit tonë të shumëvuajtur si shpresë e një të ardhme më të mirë. Dykrenarja, është pika e bashkimit të njeriut tonë të shkapërderdhur gjithandej, pa të cilin synim do të ngelim gjithmonë tronditjeve. Tronditje të cilat njeriu i ynë i përjetoi lotit, gjakut, hirit mbi kulla, deri te skalitja në lapidarë, apo ardhjes së pjeshsme të agut të bardhë i cili doli flakëve të luftës.
Shkrepsë e huaj
flakë në qielln tim
ofshamë gjyshi, stërgjyshi...
nën hirin e shekujve.
Etje për dashuri
tokë e larë me gjak
për prehje të qetë.
FLAKË, (f.10)
Janë hijet e zeza, që kanë harbuar mbi tokë e nën tokë dhe në dheun e poetit kërkojnë të bëhen zotë. Është e dhembshme sa edhe vetë plagët me të cilët doli nga flakët e luftës, pak vite më parë ky popull, por është realiteti i cili sillet si hije e zezë dheut të arbërit. Janë intrigat ato, që njeriun tonë e bëjnë edhe më të vuajë. Janë gacat e fshehura nën hirin e Kosovës, të cilat me dinakërin e tyre, pjesërishtë nën dorën e kaskave blu, i bëhen hije të zeza, njeriut tonë, Kosovës. Poeti synon një botë të re, pa grila, nga e cila njeriu ynë do të ndihet i lirë në rrugën e ardhmërisë.

KUJTIMET PËR VENDLINDJEN

Ai i hedhë një shikim të kaluarës, duke udhëtuar nëpër kohët e dhembjes të cilat për asnjëherë në histori nuk ju ndanë njeriut tonë, Vërrinasit plisbardhë. E gjithë kjo kohë, njeriun e këtyre anëve e përcolli si një tragjedi nëpër të cilën kaloi kombi ynë. Ajo u bartë deri në luftën e lavdishme të popullit tonë, nëpër njeriun heroik të këtyre anëve. Koha në të cilën e jetonë njeriu i ynë sotë, është; bota pa orkestër, nga e cila dikush ndihet i lirë, dikush i shtypur, dikush i pasur e dikush i varfër, në fundë duke mos qenë e askujtë ajo. Qyteti i lidhjes, është shpresa, drita nga e cila shpërndahen rrezet te përtej atdheut. Janë këshillat prindërore, rruga e atdheut, përkushtimi për kombin. Të pa ndashme janë kujtimet për vendlindjen, herë vijnë nostalgjike, e herë herë edhe të dhimbshme, duke bartur në vehte dhembjet e kohëve të zeza që ikën bashkë me barbarin e veriut. Lapidarët që ngrihen gjithandej Vërrinit, jan kuptimi i heroizmës të njeriut të këtyre anëve, në përpjekje për një botë sa më të mirë. E gjithë kjo tronditje e njeriut tonë, bartet përmes vargut të poetit, si një botë shum ngjyrëshe, që herë mbytet mallkimit, mjerimit, hipokrizisë. Janë pikat e ndryshme të vështrimit nga të cilat njeriu i pendës i përjeton si të dhimbëshme ato.

E SHKUAR, POR KURRË E HARRUARË

Sa do e shkuar, kohë barbare nëpër të cilën kalum, asnjëherë e harruar. Ajo bartë gjurmë në njeriun tonë, në dhembjen, në fjalën dhe në vargun e poetit. Shembja e maskave, (f.38) siq e quan poeti rënjen e barbarit, është shpresa e rrezeve të bardha. Ato rreze sjellin me vete edhe dritë nëpër shkëlqimin e të cilës duhet të shikoi njeriu i ynë. Janë toponimet e huaja të mbjella si gjurmë barbare të veriut të zi, të cilat duhen shkulë njëherë e përgjithmonë nga këto troje. Arbëria, është shpresa e re e poetit, plagë e bartur me shekuj nga një emërtim i dhunshëm që ishte mbuluar dikur. Ajo ishte bartur në mendjen dhe në shpirtin e njeriut tonë, për të ardhë e pa prekur në një ditë të bardhë dhe për të u ripërtërirë Arbëria. Ajo vie me qëndresën, luftën, kushtrimin për flijim që i dha njeriu i ynë.

DËSHMORËT, LINDJE QË S'VDESIN

Janë ata, të cilët e sollën këtë rreze drite, këtë shkëlqim, që njeriu i ynë sa do pakë të ndihet frymëlirë. Patjetër, përkushtimi i poetit, na vie si mirëjohje, për ata që dhanë gjthqka nga vetja, për një botë tjetër. Janë legjendat e tyre, janë legjendarët ata që i dhanë shkëlqim kësaj copë lirie, kësaj frymë lirie, kësaj fjale të lirë. Lidja që s'vdes, (f.44), është poezia me të cilën, poeti i përkushtonë kryelegjendarit.
Lindje që s'vdes
as sot as më vonë
udhërrëfyes parajse
do t'jetë përgjithmonë.
LINDJE QË S'VDES
(Adem Jasharit)
Është ky vargu i përkushtimit, me të cilin kujtohet legjenda e historisë më të re të kosovës, i cili dha gjithqka nga vetja, që ky popull të jetë i lirë në trojet e veta. Lufta që u zhvillua në këto anë, mori shumëqka me vete dhe shum gjurmë e dhembje në shpirtin e njeriut tonë, në këtë rastë edhe të vetë poetit, i cili e përjetoi edhe vetë mbi shpatullat e tijë. Ai bartë me vete një bagazh të gjërë kujtimesh por edhe dhembjesh te cilat ia la ajo. Xhevat Berisha, është legjenda e luftës së Vërrinit, është bashkë-kohënik i poetit, koleg i punës në arsim për shumë vite. Patjetër dhembja përjetohet shum afër, por edhe krenaria si pjesë e luftës dhe e veprës që e la Xhevati. Ai na vie si pishtarë i lirisë, (f,46), në vargjet e përkushtimit për të.
Buzëqeshur
krenar
shpirtëbardhë engjëllor
udhërrëfyes mirësie
Fanar i pashuar
për ditë të arta Lirie
PISHTAR I LIRISË
Pa dyshim se lufta pati shumë dëshmorë, edhe ajo e Vërrinit, shumicën nga të cilët poeti i njohu nga afër dhe iu kushtoi vargje, por ata janë të shumtë dhe nuk mundë të hyjnë në një libër, por jo edhe në krjimtarinë e ardhëshme krijuese të autorit. Rënjet, pa tjetër e kanë misionin, ato bartin me vete amanetet të cilat i lanë dëshmoret që e bartën barrën e ringritjes sonë, ringritje e cila solli rreze të arta këtyre trojeve. E gjithë kjo që u tha dhe ajo qka mundë të thuhet, më bukur thuhet përmes vargut metaforik, të cilin mundë ta përceptoni më së miri gjatë leximit të këtijë libri.

Zvicër, nëntor `03

Gëzim AJGERAJ:

SIMBOLIKA E DHEMBJES DHE QËNDRESËS KOMBËTARE

(Brahim AVDYLI: ”Baraspesha e humbur”, poezi, botoi Shtëpia Bo-tuese “Qëndresa”, Gjakovë, 2003

Në vend të hyrjes

Ajo që më së shumti të bie në sy duke lexuar vargjet e poetit Brahim Avdyli, është ndjenja e fuqishme e dhembjes për fatin dramatik të shqiptarit dhe përkushtimi i përhershëm për të ushqyer qëndresën kombëtare, pra për të ngadhnjyer mbi këtë dhembje. Mjafton të lexohen tre librat e fundit të tij, me poezi “Klithje nga fundi i ferrit” 1997, “Gjuha e dheut tim” 1999 dhe “Baraspesha e humbur” 2003 që të përceptosh këto dy aspekte të poezisë së poetit Brahim Avdyli, që të bëjnë të meditosh vorbullën e madhe të fatit të shqiptarit dhe përpjekjen e tij të pandalur për të ngadhnjyer mbi Të Ligën. Dhembja nuk i ndahet shqiptarit asnjëherë nëpër kohë, por qëndresa e tij është poashtu e vazhdueshme, deri në sendërtimin e aspiratës shekullore për liri, që për poetin nënkupton zgjidhjen e drejtë të çështjes kombëtare.
Në fakt, të gjithë librat poetik të këtij autori janë dëshmi e fuqishme e dhembjes për kombin dhe fatin e tij, sikurse e ushqimit të qëndresës sonë deri në mbijetesë. Fati i poetit identifikohet me fatin e popullit të tij që kaloi padyshim nëpër katrahurat e tmerrshme të kohëve. Klithmat e poetit janë klithmat e ndërgjegjes së popullit të tij që shtresohen deri në fund të ferrit, nëpër të cilin kaloi populli i ynë. Vetë poeti i takon Brezit `81, brezit që përgaditi ngjarjet e mëdha të këtyre dy decenieve, brezi që u godit pamëshirë nga dhuna, përndjekja, armiqtë e lirisë së kombit shqiptar dhe veglat e tyre, por që me ndërgjegje të lartë njerëzore dhe qytetare u bëri ballë të gjitha këtyre sfidave dhe ushqeu pandërprerë qëndresën tonë kombëtare, sikurse luftën për liri.
Prandaj vetëkuptohet se gjuha e dheut të poetit, është parasegjithash gjuha e dhembjes, është gjuha e qëndresës, është gjuha e luftës për vetëmbrojte, për liri, me të cilën mbi-jetuam nëpër kohë.

Frymëmarrja e kohës sonë

Koha për të cilën flet poeti në librin e tij “Baraspesha e humbur” 2003, është koha brenda të cilës sot përpëlitemi. Poeti ec në hap me kohën, me ngjarjet dhe dukuritë që e karakterizojnë atë. Ndjenja e tij e ndërgjegjshme lufton dukuritë e shëmtuara të kësaj kohe, ndërsa në pasqyrën e shpirtit të poetit rekflektohen sinjale të fuqishme të së ardhmes sonë të mundshme dhe të dëshiruar.
Është vizioni i poetit busolla orientuese nëpër kohë, me të cilin vargu i tij e mat kohën dhe na sugjeron se kah duhet të shkohet, për ta mundur Të ligën. Është vendosmëria poetike e një vizioni të pastër, i cili, pavarësisht nga ligësitë që e përcjellin popullin e tij, poetin dhe vargun e tij, me vendosmëri të pathyeshme, përballet me kohën, sado e ashpër dhe e pabesë që të jetë ajo. Janë virtytet e larta njerëzore dhe kombëtare ato që mbrujnë vargun e këtij libri, sikurse të librave para tij.
Ky varg buron pikësëpari nga fryma liridashëse e popullit shqiptar, të shkelur me dhunë, të ndarë e të persekutuar, të nëpërkëmbur e të shpërngulur nga trojet e veta legjitime përgjatë shekujve, por kurrë të nënshtruar tërësisht, nën asnjë pushtues dhe nën asnjë shovenizëm barbar, madje as nën politikat mashtruese. Qëndresa e tij ka qenë dhe mbetet shtylla kryesore e mbijetesës, boshti rreth të cilit është zgjuar kur-doherë ndërgjegja e tij kombëtare, është ngritur vetëdija, është ngjallur përkushtimi për liri. As nëpër kohërat kur dhelpra plakë është caktuar të bëjë ligjin, kohëra këto që paralajmërojnë ligësi të reja, si kjo e sotmja, nuk ka vend për letargji.
“Qëndro i pafjetur, deri sa të gdhijë, Agu që nuk ngryset”- porositë poeti, shpirti dhe fjala e të cilit bëjnë roje mbi fatin e hidhur të Atdheut e të popullit të tij “ në mendimet e gjalla, për të nesërmen e lirë!” (Rojtar i ditëve, 115).
Shtegtimi i poetit është shtegtimi i përpjekjeve për liri. Përmasat e këtij shtegtimi shtrihen nga e kaluara e hidhur, atëherë kur sundonte tërësisht E liga, deri në ditët tona të “lirisë së cunguar”. Ky shtegtim, me të gjitha alternativat e këngës, zhvillohet me një synim të lartë njerëzor e kombëtar, apo siç thotë poeti, për të ndihmuar ëndërrën e njeriut tonë “që të mbijë e gjelbërt/ në fushën e hapur të përpjekjes”, duke vrapuar:
…“ ditë e natë përmbi dallgë
me këmbët e qullura të këngës

diellin e fshehur për të zënë
përtej reve të mbarsura në vetëtima!”
(Përmasat e shtegtimit, fq. 16-17).

Nuk do mend të kuptohet se ky shtegtim promethean është bërë për të ardhmen e lirë të kombit shqiptar. Brenda vargut të këtij libri merr frymë e sotmja, me të gjitha dukuritë që e karakterizojnë atë. Poetin e shqetëson me të drejtë kuaziliria, nëpër të cilën po marrim frymë dhe për të cilën u bënë aq sakrifica të dhimbshme. Përqëndrimi i poetit nuk tejkalon asnjë dukuri me peshë e që duhet fshikulluar, për të arrirë në epiqendër të një realiteti të hidhur, në të cilin, Kryedemoni:
…”përsëri po shitet
nën petkat e orakullit!…”

ai që:
…”mjegullën e verbërimit
e quan shteg të urtisë

duke dashur të na kthejë
në stinën e kaluar
të dhembjes së pafund…”.
(Kryedemoni, fq. 43).
Duke e përjetuar këtë kohë, ashtu siç është dhënë, me detaje të gjalla e të zgjedhura, lexuesi e ka të patjetërsuar të meditojë mbi shtigjet e nëpër të cilat mund të sendërtohet ëndërra jonë e madhe: liria, bashkimi kombëtar, e ardhmja më e bukur dhe më e sigurtë. Lexuesi duhet të mendohet përse ka humbur baraspesha, drejtëpeshimi edhe në këtë kohë, çka i mungon të sotmes që nuk është ashtu siç e kemi dëshiruar, që nuk ka ardhur ashtu siç e kemi pritur, ashtu siç ka qenë dashur të vie. Të gjitha këto enigma I zbulon plot ngjyresa poezia e këtij libri. Përmes tyre koha jonë merr dime-nsione të gjalla dhe kjo na bën të mendojmë më realisht, më racionalisht.

Ngjyrat e dhembjes

Brenda vargut të poetit Brahim Avdyli shtrihet dhembja dhe bukuria e fjalës artistike. Me to rritet kopshti i dashurisë për popullin e tij, për dheun e shenjtë të tokës stër-gjyshore, për Atdheun, i cili frymon fuqishëm kudo nëpër vargjet e poetit. Kjo dashuri e pashuar është lajtmotiv kryesor i vargut poetik, është motivi që poetin e nxitë të thurë vargje, të shpalosë përmes tyre dhembjen e popullit të tij, dëshirat, aspiratat, synimet, me të cilat ngrihen shpresat e pashuara për një të ardhme të lirë, të bukur e të përparuar. Është pikërisht ndjenja e pastërt e dashurisë ajo që e bën të përjetojë e të shpreh dhembjen, ajo që me këtë dhembje e nxit poetin të ushqejë qëndresën, ajo që e shtyn të prekë ndërgjegjen e shqiptarit apo të atyre që vendosin për fatin e tij, që e bën të klithë e të protestojë. Klithja e vargut të poetit është klithmë e dhembjes, është zë i fuqishëm i protestës, që vie plot logjikë mbi dhembjen, është thirrje për qëndresë. Kjo klithmë është kilthma e vargut të rritur në truallin e gjakut, që i mund dhembjet, që nuk pajtohet me ngecjet në rrugën e fatit të shqiptarit.
Në varg ka dhembje sepse populli vuan, ka çaste pikëllimi sepse plagët e shqiptarit janë ende të freskëta, janë ende të mëdha, por ka etje sepse etja për të ardhmen e lirë është një ndjenjë e fuqishme, është një ndjenjë tejet e natyrshme për shqiptarin dhe poetin që përcjellë hap pas hapi fatin e tij. Kur populli vuan, vuan dhe poeti. Dhe po-pulli vuan edhe për shkak të gjeografisë së cunguar të trollit të vet. Cungimi, rrudhja, ngushtimi, copëzimi janë plagë të thella të tokës shqiptare, të cilat kushtëzohen nga cungimi i të drejtës themelore të lirisë së tij- bashkimit.
Janë plagët ato që shkaktojnë dhembje, përjetimi i sinqertë i të cilave ushqen patjetër qëndresën, nëpër energjinë e të cilës prodhohet drita e shkëlqyer e lirisë. Sepse ajo nuk është vetëm një përjetim i bukur, i ëmbël. Liria është mbijetesë, drejtësi, ekzistencë. Liria është synim, ideal, detyrë, aspiratë. Ajo kërkon energji të caktuar për sendërtim. Liria është kurorëzim i tërësishëm i përpjekjeve shekullore të shqiptarit, që ndërlidhet me të drejtat e tij themelore. Poeti revoltohet mbi faktin se dikush merr guximin të pengojë, zvarrisë, nëpërkëmbë sendërtimin e tërësishëm të aspiratës më të ligjshme e më të natyrshme të popullit të tij- Lirisë, dhe pyet:
…“ç`kuptim i mbetet
kësaj fjale të vënë
vetëm sa për të thënë

në fjalorin e çoroditur
të mashtrimit!?”
(Cungimi i lirisë II, fq. 57).
Dhembja është përherë e ndërlidhur me qëndresën, bërthama e të cilës me vete e bartë përtëritjen tonë, mbijetesën. Kjo bërthamë e ka mbajtur gjallë “prushin e këngëve të pavdekshme”- thotë poeti-“nëpër dimrat e egër të dhembjeve”, dhe “ kërcyellin e ka ngjeshur… në murin e qëndresës sonë” (Dega e përtërirë, fq. 105). Ndërgjegjësimi vie nëpër dhembje, për të ushqyer qëndresën, “duke gëlltitur lotin e plasur… e zgjuar mendimet për të nesërmen” (Kasneci i zgjimit, fq. 101). Kjo përkon me të vërtetën hi-storike, sepse shqiptari asnjëherë nuk sulmoi të tjerët, nuk shkaktoi gjakderdhje për shkak të bindjeve të veta apo grykësisë. Shqiptari u ngrit në luftë kur ishte i sulmuar, i shtypur, kur dhembja e tij arrinte kulmin.
Hulumtuar nga këto elemente që e ndërtojnë vargun e poetit Brahim Avdylit, ngjyrat e dhembjes e ngrisin vargun e tij në shkallën e një vetëdijësimi të plotë mbi realitetin jetik të shqiptarit, për të shtruar jo vetëm pamjet më tronditëse, por me simbolikën e një qëndrese të natyrshme për të trasuar shtigjet e lirisë. Këto dy dimensione të vargut të tij, pa e hulumtuar bukurinë e fjalës, elementet tradicionale që e ndërtojnë fjalën poetike, figuracionin, stilin etj, e ngrisin edhe më lartë vlerën e vargut poetik. Dhe-mbja, si ndjenjë e fuqishme që e përcjellë atë, brenda të cilës pipon e rritet “kopshti i bukurisë”, është vet fati i njeriut tonë. Kjo dhembje vie të shumtën si përcjellëse e hapave të shqiptarit nëpër kohë, por ndonjëherë edhe si burim i shterrur udhëve të fatit. Nuk është vetëm fati i poetit që e kanë katëndisur vitet “në një pikë vetmie”. Rrotullimi ynë “Rrathëve të ferrit”, kalon doemos pranë ndonjë burimi të shterrur dëshirash, zbrazëtirave të së cilit janë rritur vetëm “drizat e egër të etjeve!” (Burim i shterrur, fq. 12 ). Aq më tepër kur ndonjëherë mbijetesa na vie më tepër si fat, se sa vetëdije e formuar dhe e ngritur kombëtare.
Ecja jonë alternative nëpër rrathët e ferrit, jo rrallë kush mbarë e kush së prapthi, për-jetohet me pikëllim të thellë nga poeti, që vie si rrjedhojë e kësaj ecje, brenda të cilës, nuancat poetike e vëzhgojnë kohën në kornizat e një baraspeshe të humbur. Është e natyrshme që ky ekuilibër i lëkundur ndërlidhet me ndjenja të pikllueshme. Poetin nuk e shqetëson vetëm ajo që po ndodhë, por fati dhe fatkeqësia e kombit në tërësi. Për atë që e peshon me përgjegjësi dhe ndërgjegje të plotë kohën, ka peshë jo vetëm ajo që ndodhë, por edhe ajo që do të duhej bërë e nuk është bërë. Derisa lëngon tërësia gjeo-grafike e Atdheut, lëngon natyrisht shqiptari dhe shpirti i poetit.
Në situata të tilla, duket sikur:
…”As vrimë nuk gjen
për ta plasur lotin-

rrjedha e ditëve bëhet
kortezh i pangjyrë
i hapësirës së ndrydhur…”
(Lëvozhga e pikëllimit, fq. 14).

Është ecja alternative ajo që herë herë gjeneron krizën, nga e cila vuan jo vetëm mendimi, veprimi, por edhe arti. Poezia, thotë poeti:
“Është krasitur nga metaforat,
nga përkushtimet serioze
të mendimit për të nesërmen…”
(Kriza e poezisë, fq. 15)

Kjo gjendje padyshim zgjon dhembje, keqardhje, shqetësime. Megjithate, ai nuk ma-shtrohet “nga vezullimet/e përkohshme/në hapësirën e ndrydhur”. Ai mbetet vigjilent, për të mos u pajtuar me ligësinë e kohës, “duke ndjellë Agun /me frymën e pëlcitur / fletëve të territ”. (Alternativa I, fq. 18). Shpesh ecja jonë përceptohet si lëvizje që ndryshon nëpër kohë. Ajo ka qenë jo rrallë lëvizje alternative. Energjia e përpjekjeve të shqiptarit shpesh nuk ishte e koncentruar dhe me të njëjtin intensitet. Ndoshta edhe për këtë arësye nuk kemi arritur të sendërtojmë aspiratën shekullore të lirisë e të ba-shkimit kombëtar. Sepse, jo rrallë është cenuar tërësia nën petkun e mjegullt të do-mosdoshmërisë, konsideron poeti. Karrierizmin e sëmurë të “ndërtuesve egoistë të prapaskenave” nëpër të cilat është cënuar liria dhe dinjiteti i shqiptarit, apo tërësia e përpjekjeve të tij, autori e fshikullon pa mëshirë, i bindur se:
…” koha do t`i shembë
patjetër një ditë
idhujt e fitores së paqenë!…”
(Baraspesha e humbur IV, fq. 38)

Poeti gjithmonë përpiqet për realizimin e dëshirave, aspiratave, ëndërrave shekullore të popullit të tij të shumëvuajtur. Me nuancat e vizionit të tij, përmes përjetimit dhe transmetimit të një realiteti të kapshëm e konkret, arrin në këtë përfundim që duhet të jetë kurorëzim i të gjitha këtyre përpjekjeve. Forma kulmore e paraqitjes së këtij rea-liteti është pasqyra më e saktë e transmetimit të parashikimeve, të porosive, me peshë të madhe për sendërtimin e idealeve njerëzore dhe kombëtare të shqiptarëve.
Por, pamundësia e ndërhyrjes direkte të poetit në sendërtimin sa më të shpejtë të kë-tyre idealeve, na jepet përmes një ndjenje tejet të sinqertë e të fuqishme të keqardhjes, të shfajësimit të tij. Ai dëshiron dhe përpiqet pa ndërprerë për këtë ideal, vuan e për-pëlitet në vazhdimësi, e përjeton dhe e fshikullon fuqishëm ligësinë e kohës, por nuk mund të bëjë të pamundurën për Atdheun, për kombin, për faktin se shpesh fjala e tij, sado e sinqertë dhe e kuptueshme, nuk përfillet nga të tjerët:
…”vështirë të ngrehësh
bjeshkë mendimesh
që s`i dridh tërmeti-

aty ku s`përfillet,
ku s`të pranohet fjala…

Edhe baltë të jesh
është vështirë

kur të shkelmon E liga!
(Pamundësia, fq,25).


Drejtëpeshimi dhe sfidat

Kjo është një nga arësyet më të forta që e bën poetin të ndjehet i shqetësuar. Koha nuk pret. Ajo ikën me shpejtësi. Rrëshqitja e mundësive për sendërtimin e idealeve ko-mbëtare, për përmbushjen e amanetit të mija dëshmorëve që ranë nëpër shekuj në alta-rin e Lirisë, e godet pamëshirë poetin. Ndër ne shpesh nuk përfillet fjala e sinqertë dhe e drejtë, ajo fjalë që do të kishte ngritur padyshim “bjeshkë mendimesh”. Për këtë arë-sye, E liga ngritet “shtyllave të paturpësisë” e bredhë “nën petkat e rrejshme të li-risë”, ndërsa Juda qëndron prapa Diellit me sopatë në dorë (Baraspesha e humbur II, fq. 36), duke mos na lënë të marrim asgjë nga shporta e ditëve.“Në panteonin e shë-mtisë, po vihet shtylla e mbramë”- thekson poeti (Përmbyllja e një fillimi tragjik, fq. 48-49). Konseguenca e plotë mbi kohën e bën atë jo vetëm të shqetësohet, por të de-noncojë të pandërgjegjshmit, fajtorët, e të klithë deri në revoltë, në thirrje. Sepse:
…”babilonitë e përmbytura
nuk mund të ringjallen
mbi kockat e tretura të kombeve!”-thekson ai.
(Baraspesha e humbur III, fq. 37).

Në këto raste drejtësia vihet në sprovë, ndërsa nën emrin e saj fshihen maska të pudro-sura të cilat me përpjekje dinake e kërkojnë nënshtrimin tonë. Forca të caktuara përpi-qen të na kthejnë “në stinën e kaluar / të dhembjes së pafund”- konsideron poeti (Kryedemoni, fq. 43), derisa “lakejtë e dehur / të krenarisë së tepruar” belbëzojnë pa-kuptueshëm “në tryezën e shëmtisë” (Gogësimat e shëmtisë, fq. 53). Klasa e verbër nuk e dikton “paradën e suvatimit /nënqiellit të montuar / me xixëllimat/ e dritës së vjedhur / nga yjet e ëndrrës sonë!” (Përmbyllja e një fillimi tragjik, fq. 48-49). Për ironi, me politikë merren ende ata që poetit dhe brezit të tij ia nxorrën “shtatë dredhë mbi kurriz” (Pa titull 2, fq. 62) duke përzier “çorbën e mendimeve” apo “tepricën e fjalëve” në “kazanin e ditëve” (po aty). Zhvillimet që po ndodhin mbi themelet e li-risë, kanë përmasat e një shkëlqimi të rremë. Kohëve të turbullta, dihet fare mirë se përfitojnë vetëm ligësitë që ngriten shtigjeve të paturpësisë. Kjo është:
…”kohë e dreçit të verdhë
me fasadën e rrejshme
të bukurisë
që të gllabëron

e të përtyp ngadalë!…” – sinjalizon kuptueshëm poeti.
(Dreçi i verdhë, fq. 64).

Është e pamundur të jesh poet dhe të qëndrosh larg këtyre zhvillimeve dinake. Është drejtësia misioni poetik që i vë në baraspeshë këto zhvillime dhe i fshikullon pa-ndërprerë. Poeti, duke qenë vigjilent dhe i ushqyer nga ky mision i lartë njerëzor dhe kombëtar, me penën e tij i lufton ligësitë, proklamon një dritë tjetër, dritën e vërtetë- Agun që nuk shuhet! Vetëm duke qenë besnik ndaj këtij misioni, mund të lëkunden shekujt “mbi honet e thella të mesjetës!” (Baraspesha e humbur II, fq.36), duke pa-mundësuar që të kthehemi sërish “te fillimi i një ëndërre”, ku më parë “ripej i gjallë njeriu (Letër e vonuar Ernesto Çe Gevarës, fq. 47).
Ruajtja e drejtëpeshimit nëpër kohë të tilla, qëndrimi besnik ndaj idealeve dhe syni-meve të larta kombëtare, qëndresa përballë të gjitha sfidave të kohës, denoncimi efikas dhe me syqeltësi i ligësive që sjellin kohërat e turbullta, nxjerrja në shesh e anëve të errëta të zhvillimeve të sotme, ngritja e vetëdijës kombëtare dhe njerëzore në nivel më të lartë, qartësimi i shtigjeve nëpër të cilat mund të sendërtohet Liria, sinjalizimi i rre-ziqeve që na kërcënohen, etj. janë disa nga dimensionet ideo-estetike të librit poetik “Baraspesha e humbur” e poetit Brahim Avdyli.
“Ende gjuha e zjarrit
me profil tufanesh
kullën e nderit tonë
e mbështjell,…

ende tymos
kulmi i dhembjeve tona
nën qiellin e ngrysur
të stuhive,

ende po shemben
trarët e qëndresës së brishtë
nga goditjet e papritura
të rrufeve…”- na përkujton ai.
(Krenaria e rrënimit, fq. 45).

Liburnia jonë nuk u shpëton dot “kazmave të erës së përdalë”, e cila, e mbështjellë me profil tufanesh, përpiqet ta shpëtojë “shtyllën e ëndrrës së vet”, sepse Poseidoni ia ndërsen vazhdimisht dallgët “nga ishulli fqinjë i tradhëtisë” (Në vorbullën e ditëve, fq.29). Vetëkuptohet që nuk është e lehtë të ruhet drejtëpeshimi nëpër kohëra të tilla, sepse “ndonjëherë njeriu / humbet në pyjet e panjohura të mashtrimit”, apo nëpër labirinthet “e kështjellës së rafinuar të maskave” (Maskat e drejtësisë, fq. 32-33). Por, poeti i paralajmëron fuqishëm “ata që ndërtojnë diga / nëpër truallin e qenësisë” se “lumi i gjakut” prap mund të vërshojë “nëpër fushat e guximit/ e të përmbysë vdekjen dinake” (Lumi i shpresës, fq. 104). Ai e di se “shpirti i paepur” e mund “kryezotin e prapësive” dhe detet e lotëve i kapërcejmë me “fuqinë e frymëmarrjeve/ të ruajtura pastërt” (Shpirt i paepur, fq. 99-100). Prandaj, ndonëse i mërguar, i papërfillur sa duhet, apo i shtypur si çdo mërgimtar “në ishullin e vetmuar”, atje ku shpesh të “vi-dhet rinia e ëndrrave” apo “shtigjet e këngës mbyllen” (Dhembja e kohës së vdekur, fq. 31), poeti dëshmon se:
…“kapitullimin
për të gjallë
nuk e pranoj!”
(Luftë e humbur, fq.65).

Ky është boshti mbi të cilin ngrihet qëndresa. Shqiptari duhet të mbrojë çështjen e lirisë së tij me konseguencë, me fanatizëm, me qëndrueshmëri të patundur. Vetëm në këtë mënyrë ai do të jetë në gjendje të mposhtë përfundimisht Të ligën. Popujve që nuk e mbrojnë me fanatizëm të drejtën legjitime të tyre, historia u bëhet njerkë dhe i shkel përgjithmonë. Në fakt, ajo është treguar shekuj me radhë njerkë e pamëshirë për shqiptarin. Ne duhet të mbesim “fjalë e përtërirë” dhe “tërësi e ëndërrave për të nesërmen”- sinjalizon me të drejtë poeti, sepse “më i shejti diell/ është dielli që digjet në zemër!” (Shpirt i paepur, fq. 99-100).

Rrënjët e thella të mbijetesës

Kështu, pavarësisht nga prapësitë dinake që koha i shtroi nën këmbët e fatit tonë, da-shuria për dritë është e vulosur në shpirtin e paepur e të etur të shqiptarit. Kjo ndjenjë e fuqishme dhe e pashuar, është busolla përmes së cilës, një ditë, edhe të humburit do ta gjejnë rrugën e diellit. Dashuria ndaj dritës, agut të pashuar, lirisë, nuk është vetëm një ndjenjë. Ajo është lajtmotiv i veprës, është zgjim krijues, zgjim që përtërinë çdo gjë, madje edhe vetë qëndresën. Sepse dhembja që mbijetohet “duke e gëlltitur lotin e plasur, përpëlitjeve kur nuk del fjala” (Kasneci i zgjimit, fq. 101), është zgjim që thërret qëndresën “për të zgjuar kohën e fjetur/ mëngjeset të mos vriten në pabesi” (po aty). Me cuklat e shpresës, zogu i këngës e hap shtegun e guximit dhe fluturon qiellit të këngës, për të hapur vrimën e cicërimës së lirë:
…”duke mundur heshtjen e lidhur
lëmsh në fyt
nga vdekja e përpirë…”
(Zogu i këngës, fq. 102).

Kjo nuk është kënga e heshtjes. Është kënga e mbijetesës së vështirë, por të bukur. Ajo është kënga që ka përpirë vdekjen, të lidhur lëmsh në fyt, duke e mundur heshtjen.
Ky është feniksi shqiptar. Atëherë kur armiqtë presin të shkatërrohet, të përfundojë përgjithmonë, ai e përpin vdekjen dhe mbijeton. “Se gjallë na kishte mbajtur/ një fitil i pashuar kënge”- thotë poeti, sepse “damarëve të jetës së ndrydhur /orakujt mbollën ca vargje” (Mbijetesa, fq. 103). Pra, në djepin e bukur të këngës që mposht dhembjet, ngrihet kulla e qëndresës sonë. Kjo përkon me kulturën dhe mendimin historik të popullit shqiptar. Kënga dhe pushka kanë qenë kurdoherë të ndërlidhura në jetën e tij. Kënga e mbijetonte dhembjen, ndërsa pushka qe shndërruar në gjymtyrë.
Doemos, poeti ka të drejtë kur thotë se kështu u ngrit shkalla e parë e guximit. Guxi-min qytetar e ushqeu prore një këngë e vuajtur, e përndjekur, por kurrë e heshtur e lirisë. Me këngë jemi rritur, me këngë kemi mbijetuar. Me këngë e kemi ruajtur edhe gjuhën e shenjtë shqipe. Kënga e poetit është këngë e mbijetesës, këngë që nuk heshti as kur dhembjet apo furtunat e çmendura të dhunës e përgjakën (Zogu i këngës, fq. 102). Sepse ajo është këngë e etjes së madhe për liri, është gjuha e rrjedhës së na-tyrshme që flet “me njomësinë e ringjalljes së ngadalshme, por të sigurtë”, që krijon gjollin e vet edhe aty ku nuk rrjedh syri, përtej digave të liga të thatësisë, që të “ për-tërijë bimën/ e mbetur peng/ në shkretërirën e heshtjes!”(Gjuha e ujit, fq. 106-109).

Është etja jonë që rrjedhë me simbolikën e ujit dhe “flet me begatinë e kristaltë/ e të tejdukshme/ të Rrjedhës së pa fund”. Uji është vetë jeta, shpresa, dëshira, përtërirja, krijimi, “fjala kryesore në vijën transformuese të bukurisë”, është mbijetesa. Sepse:
…”Vetëtimat e ngjeshura nga etjet
janë dalldisjet e plasura të durimit
për freskinë që mungon

hapësirave të djegura!”…
(Ghuha e ujit, fq. 106-109).

Geni i mbijetesës është në gjakun tonë. Edhe përtej detit “gjymtyrë e mbajtur gjallë/ ende shqipton … mirëmbrëma shqip” dhe rrëfen “me thesarin e shpirtit/ origjinën e gjakut të vet”. Populli shqiptar nuk mund të shuhet. Ai i ngjanë vërtetë feniksit. Për poetin atdhetar, populli është “gjithçka e shenjtë që kemi”( Shpjegimi i një fjale, Prova e parë, fq. 75). Pavarësisht nga furtunat e liga të kohëve, ai diti ta ruaj tra-shëgiminë e pasur e të rrallë kulturore, identitetin dhe gjuhën, traditën dhe një mori thesaresh tjera të shpirtit e të mendimit. Është pikërisht kjo shtytja që poetin e bën të shpjegojë fjalën “popull”, përmes dymbëdhjetë provash, duke shfrytëzuar intenzivisht filozofinë e tij, për të sinjalizuar klasën politike që thirret në interesat vitale të tij apo që priret ta përfaqësojë, duke ua përkujtuar se:
…”Populli
i ngjanë fëmijës:

gëzohet me pak,
mashtrohet lehtë,
rrëzohet shpeshë
e ngrihet pyersëri,…

e kur durimi i shterron
nuk ndalet
pa e gërvishtur

fytyryen e prishur
të Kohës së Ligë!”...
(Shpjegimi i një fjale, Prova e dytë, fq. 76).

Duke i patur parasysh sprovat e shumta që i bëhen atij, poeti i shpjegon ato në formën e simbolikave krahasuese, brenda të cilave shtrohen shumëngjyrat e një kohe. I ba-llafaquar me sprova të shumta e të llojllojshme, shqiptaria i ngjanë hyjniut që duron e fal me devotshmëri, por kur nuk arrinë më të fal padrejtësinë, “qiell e dhe/ me një dorë i përpjek!” (Prova e pestë, fq. 79). Sepse populli është vetë kujtesa- thotë poeti. “Asgjë nuk harron/ edhe nëse hesht”. Andaj porositë: “Ruajuni mallkimit/ kur e shqi-pton/ me gjithë zemër!”( Prova e dhjetë, fq. 82).
Nuancat poetike shtresohen njëra pas tjetrës duke përdorur me sukses mjetet gjuhësore dhe stilistike. Populli i ngjanë tërmetit që zgjeron rrathët e pakënaqësisë “nëntokës së dhembjeve”, duke përgaditur në heshtje dridhjen e fuqishme që shembë mbretëritë; i ngjanë kulmit prej të cilit, ata që rrëzohen mbeten përgjithmonë të çalë; i ngjanë lisit që përballet me stuhitë, por i druhet sopatës që mbanë për bisht degën e tij; është si deti, nëpër të cilin “lundrojnë kusarët/ e s`i përmbyt/ derdhen lumejtë/ e i përpin/ lundrojnë peshkaqenët/ e nuk shihen/ mbarsen tufanet/ dhe sërish/ i zbraz në gji…”, të cilit mund t`i dalësh në çdo anë, por “s`i shihet bregu!” (Prova e tetë, fq. 77).
Rrënjët e mbijetesës janë pikërisht në gjirin e tij. Çdo përpjekje, çdo sakrificë e bijve dhe bijave të tij më të denjë, e shtresave të ndërgjegjshme, ndërlidhet me të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen e tij. “Populli është ëndërra e bukur e të nesërmes”- thotë poeti- “është gjaku i shenjtë i lirisë/ që nuk guxon të shkilet” (Prova e parafundit, fq. 83). Kush është ai që guxon të nëpërkëmbë të drejtat dhe interesat e tij, tingëllon më në fund zëri qortues dhe paralajmërues i poetit, që vuan, shkruan, e nuk flë, deri sa të gdhijë “Agu që nuk ngryset”; që i lufton të gjithë “orakujt e shëmtisë”; që interpreton çdo zbehtësi të kohës sonë; që fshikullon çdo padrejtësi; që pikëzon çdo njollë të zezë dhe i fshinë nga tryeza e ditëve, për hirë të së ardhmes së ndritur të kombit shqiptar.


Përmbyllje

Përmbyllja e udhëtimit brenda kohëve të baraspeshës së humbur, shtrihet në prehrin e një dashurie të pa fund, për kombin shqiptar, të ardhmen e tij, fjalën e bukur poetike, të vërtetën, lirinë dhe të mirën e brezave që do të vijnë. Poeti e ndien të lumtur veten, se të paktën, me penën e tij, e ka “mbrojtur të vërtetën”, duke mos e thyer kurrë besën e shenjtë të Atdheut, madje “as në ditët më të liga/ kur s`më përfillej fjala!” (Besë e pathyer, fq. 113/114). Përkundër të gjitha përpëlitjeve, poetin e gëzon fakti që do të jetë baltë e pluhur nën këmbët e brezave, që shqip do të flasin, ndërsa me kockën e tij, të gjetur në shesh, nipi i stërnipit do të gugasë “si një pëllumb i bardhë, ... duke thyer lëvozhgën/ e dashurisë së pafund” ( Dashuri e pafund, fq. 119).
Në qoftë se kohës i ka humbur baraspesha, ekuilibri, kualiteti, poeti ndjehet mjaft i qetë në brendinë e fjalëve të veta, sepse ka mbrojtur kurdoherë të vërtetën, drejtësinë, pastërtinë, lirinë, gjuhën dhe kulturën e popullit të vet. Ndonëse kjo është e mbushur përplot me dhembje, dinjiteti nuk ka humbur asnjë cent. Vargu i këtij libri mbetet dë-shmi e veçantë e kohës, një këndvështrim poashtu i veçantë i realitetit jetik të shqipta-rit, sikurse një pasuri e çmuar letrare dhe ideo-estetike.
E mbushur përplot me dhembje, me porosi e ndjenja, me figuracion të dendur që fillon nga metaforat e shumta e të goditura, deri te simboli, alegoria, personifikimi, sarkazmi dhe ironia, libri poetik “Baraspesha e humbur” i poetit Brahim Avdyli dëshmohet si pasurim i mëtutjeshëm i opusit krijues të poetit dhe i letërsisë shqipe.

24, dhjetor, 2003, Zvicër.

FJALA

Revistë për kulturë, art, letërsi"FJALA", Viti XXXI, Tetor - Nëntor, 1998, Prishtinë

Revista e përmuajshme Fjala, për numrin të cilin po shkruajmë, numron tridhjet e një vjetorin e botimit. Dalja e sajë, është një dritare më tepër në fjalën shqipe, në veçanti për kulturën, artin dhe letërsinë të cilës i dedikohet. Kjo revistë, është ndër revistat e rralla shqipe, që ka mbijetuar në kohë, duke sjellë përherë të rejat nga arti, kultura dhe letërsia. Si e tillë, ajo është mjaftë tërheqëse për lexuesin e mirëfilltë të kulturës në përgjithësi. Sepse, laramania e shkrimeve, stileve, autorëve e krijuesve, e bënë shumë tërheqëse atë. Pa u kthyer në historikun e revistës, e cila ka dhënë kontribut shumë të çmuar në të kaluarën, ndalemi tek numri 8-9 i vitit 1998, numër i cili u botua edhe gjatë luftës në Kosovë.

Fjala 8-9, 1998

Lufta dhe pasojat e kulturocidit, është shkrimi i Besim Rexhaj, që i prinë faqes së revistës bashkë me punimet grafike të Gani Gashit që e shoqërojnë revistën. "Krijimi është mohim i vdekjes", është një shkrim i Mr. Besim Rexhaj, i cili sjellë me vete kohën me të cilën sot përballet krijuesi shqiptarë, e në këtë rastë poeti Sabri Hamiti, mbi të cilin u krye atentat. Autori thotë; "atentati në Sabri Hamitin, ... përjetohet si një atentat mbi krijuesin, mbi vlerat e moralit qytetare kombëtar. Dhe, derisa është fjala për krijuesin, s'ka se si të mos kujtohen fjalët e estetit Gaeton pikon, i cili thoshte: "Krijimi është mohim i vdekjes", kësaj radhe edhe mohim dhe mundje e vdekjes fizike nga shkrimtari shqiptar, Sabri Hamiti".
"Animatori i artit shqiptar", është shkrimi për grafikun Zyhdi Çakolli i cili prej vitesh jeton në Poloni, është shkrimi i Mustafa Ferizit.
Një shkrim tjetër me të dhëna biografike; "Jose Saramago-mjeshtër i prozës moderne", dhe disa pjesë nga romanet e tija, i sjellë të përkthëra nga anglishtja; Besim Rexhaj.
"Mënyra habitore në gjuhën armune dhe në gjuhën shqipe paralele dhe ndikime", është një studim gjuhësor, që e sjellë Viktor Friedman.
"Albumi i vetmisë", janë lirikat e poetit Gëzim Ajgeraj. Një cikël i poezive nga libri i tij i dytë; "Ëndrra për parajsë", i botuar më 1997, Rilindja, Prishtinë.
"Letërsia në Kosovë: Prej mohimit deri te retushimi, është një shkrim i Tahir Foniqit.
"Edhe diçka rreth mendimit estetik të Fishtës", është shkrimi tjetër i Mustafa Ferizit.
Një poemë e Enver Gjerqeku-t; "Rrënjë lashtësie", (Lidhja e Prizrenit), vjen në shtatëdhjet vjetorin e lindjes së poetit.
"Shtëpia në fund të zabelit", është tregimi i Eqrem Bashës, në faqe nëntë duke vazhduar edhe në faqen dymbëdhjetë.
"Ecejaket nëpër shkallët e idealitetit", është vështrimi kritik i Arben Hoxhës, për romanin e Sefedin Fetiut; "Koha e zgjimit të gjakut", të botuar nga Rilindja, 1996, Prishtinë.
"Një vepër me vlerë kapitale", është një recension tjetër nga Salajdin Mehmeti, për librin; "Historia e letërsisë shqipe-romantizmi", të Rexhep Qosjes.
"Kronikë rrënqethëse e një masakre", është një vështrim për librin historiografik të Ramadan N. Ibrahimit, "Masakra në Prapashticë dhe Keqekollë" (janar 1921), të botuar më 1996 në Prishtinë.
"Homonimi e shpifur", është studimi i Nuhi Veselajt, rreth qështjes së gjuhës.
"Fjalori alternativ", është një shkrim i Abdullah Konushevcit.
"Nocione teorike letrare", janë tre shkrime të shkurtra të përkthyera nga anglishtja, nga B. Rexhaj.
"Ubikuisti", është proza e Dino Buxatit, e përkthyer nga Sulejman Dermaku.
"Katëfletëshi", është proza tjetër e Antonio Danieles, e përkthyer nga italishtja, nga Anton Nikë Beibri Berisha.
"Liria", një fragmment nga libri; Liria, i përkthyer nga anglishtja nga Kelmend Hapqiu.
Një prezantim i botimeve të shtëpisë botuese "Dukagjini", të Pejës, përmbyllë faqen e fundit të revistës, së bashku me një cikël poezish të poetit Agim Gjakova, nga libri; "Demo...krra...cia".
Kësisoj, duke e zbërthyer bërthamën e përmbajtjes të njërin nga numrat, e revistës Fjala, u munduan të paraqesim më të qastë natyrën përmbajtësore të laryshisë së temave të kësaj reviste me traditë mbi tridhjetë vjeçare.

dhjetor, 1998, Zvicër


Një gërshetim ndjenjash, dhembje e qëndresë, një jetë e shokëve të idealit, e shkrirë në kujtime, e latuar me kujdes me gjuhën e pendës.


Shkruan:Gëzim Ajgeraj


Edhe pse që prej tri dekadash, jasht atdheut, Faridin Tafallari diti ta ruajë, ta kultivoj e ta trasojë traditën,kulturën,atdhetarizmën e tijë, duke e vënë gjithqka në shërbim të atdheut e të qështjes së pa zgjidhur kombëtare. Si veprimtarë e bashkëmendimtarë i Jusuf Gërvallës, duke kaluar nëpër krajatat dhe sfidat më të rënda të jetës, ndjekjeve e përndjekjeve nga pushtuesi, kurbeti që për afro tri dekada do të i mungojë atdheut, do të i mungojë, por vetëm fizikishtë, sepse mendja, shpirti dhe zemra do ti rrahin gjithmonë atje, atje ku bukës i thuhet bukë, e ujit-ujë, në Kosovën e tijë të dashur, në Prizrenin e tijë, në Struzhën e pranverave plot gjelbrime ku i la kujtimet e fëmijërisë, e vitet e rinisë, për ti munguar nënës, babait, motrave, atdheut, por jo edhe qështjes, të cilës ja kushtoi tërë jetën.Prandaj, i rënë në kontakt qysh herët me Jusuf Gërvallën, Kadri Zekën e Bardhosh Gërvallën, por edhe shumë patriot e atdhetar tjerë, ai me shumë besnikëri do ta ndjek rrugën e këtyre tribunëve të kombit, deri në qlirimin e Kosovës. Kur i përmendëm vëllezërit Gërvalla, i pa ndashëm në këtë mes ishte edhe Remzi Ademaj, që gjat luftës ishte komandant i shtabit lokal të UçK-së për Prizren me seli në Vërri, i cili ra heroikishtë në afërsi të fshatit Nashec në gusht të `98-ës, e që Faridini i ruan me shumë respekt kujtimet për të, duke i arkivuar e sistemuar ato kujtime që një ditë ta gjenin dritën.Dhe dita erdhi, Faridin Tafallari tani më na vie me dy librat e tijë për të i dhënë dritë historisë, dëshmi brezave për rrugën, veprimtarinë atdhetare të tribunëve të kombit, siq ishin; Jusufi, Kadria, Bardhi, Remziu dhe shumë djem tjerë patriot që u gjendën në shërbim të atdheut kur e kërkoi ai, e pikërishtë këtu, lexuesi gjenë shumëqka rreth këtyre dëshmorëve të kombit.Duke i mbledhur e ruajtur me shumë kujdes të gjitha dokumentet, letrat, kujtimet dhe të gjitha shënimet tjera që përbëjnë një arkivë shumë të rëndësishme
nga koha e veprimit të këtyre tribunëve, librat; „Terror, Dhembje, Qëndresë“ dhe „Dhembje krenare“, na japin të kuptojmë se këta libra kanë një rëndësi shumë të madhe, për kah aspekti historik. Ndërsa vetë koha e veprimit, rruga e tijë atdhetare dhe ajo jetsore, janë një udhërrëfim në vehte, që gërshetohen njëra me tjetrën, duke e përcjellë gjatë gjithë veprimtarisë së tijë.Rruga e tijë jetsore, e pasqyruar herë herë në formën e një rrëfimi, të jep të kuptosh, për një qëndresë të pa thyeshme, në rrugën e idealizmës kombëtare, në kushte dhe rrethana shumë të vështira, qfar i krijonë jeta në dhe të huajë.Pra, përpos dokumentimit të ngjarjeve, përpjekjeve,veprimtaris së shokëve dhe të tijë, Faridin Tafallari me vehte bartë, edhe atë pjesën emocionale, botën shpirtërore me të cilën është i ngarkuar njeriu i ynë, mërgimtarë, njeriu i kohëve të dhunshme të Kosovës, njeri me atdhe e pa të, shqiptari me atdheun e ndaluar që e bartë në gji, janë vetë malli, pëceptimi, bota emocionale që e përcjellë qdo hapë.Prandajë, për fundë konstatojë se dy librat e Faridin Tafallarit, që në vehte mbërthejnë mbi njëmijë faqe të botimit voluminoz, është shumë i mangët ky shënim që të i përfshijë me këto fjalë, megjithatë Faridini më së miri e tha vetë në dy librat e tijë, që tani më gjenden përpara lexuesëve.